Google Chrome shfrytëzohet për sulme kibernetike - Business Magazine Albania

Google Chrome shfrytëzohet për sulme kibernetike

Chrome, shfletuesi i Google në internet, është shfrytëzuar për “një operacion masiv spiunimi”, domethënë një sulm kibernetik në të cilin përdoret softuerë që mbledhin informacione mbi aktivitetin në internet të njerëzve, pa dijeninë e tyre, sipas Awake Security.

Kriminelët kibernetikë arritën të merrnin informacione nga Chrome, deri tani shfletuesi më i përdorur në botë me një pjesë globale të tregut prej rreth dy të tretave (64%).Këto të dhëna u shkarkuan 32 milion herë, por në realitet, ata ishin ”spyware” që mund të vidhnin historinë tuaj të shfletimit dhe letrat kredenciale për të hyrë në mjetet e biznesit të brendshëm.

Google sqaroi për Reuters se fshiu shtatëdhjetë nga këto software nga dyqani zyrtar i Chrome muajin e kaluar, pasi u paralajmërua nga ekspertë të sigurisë.

ANSA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0