‘Good Morning Humanity’: Spoti i ri i Lavazza vjen me fjalët e Charlie Chaplin - Business Magazine Albania

‘Good Morning Humanity’: Spoti i ri i Lavazza vjen me fjalët e Charlie Chaplin


Në spotin e ri që është transmetuar ndërkombëtarisht nga 1 Maji, Lavazza ka vendosur të bazohet tek zëri dhe fjalët e të famshmit Charlie Chaplin, bërë në diskutimin final të filmit “Diktatori i Madh”. Një fjalim drejtuar njerëzimit në vitin 1940.

Fushata e re publicitare shënon një kapitull të ri për komunikimin e Lavazza-s, falë një përmbajtje të fortë. Ajo është vlerësuar si një qasje kreative me ndikim të madh dhe një gjuhë bashkëkohore që interpreton dhe promovon vlerat universal, pjesë integruese e vizionit të Brandit.

“Duke folur duam të shkojmë në zemrat e njerëzve me një mesazh pozitiv që vjen nga e shkuara”, ka theksuar Carlo Colpo, Drejtor i Marketingut dhe Komunikimit për grupin.

Lavazza merr kështu një pozicion dhe vendos të shkojë përtej rolit të besuar të komunikimit të markës duke u bërë zëdhënës i një apeli të fuqishëm në favor të ndjeshmërisë individuale. “Kjo është nisja e një epoke të re të njerëzimit, ku progresi, mbështetja dhe toleranca bëhen bazat mbi të cilat themelohet rilindja e ardhshme”.

Lexo: Spoti i Nike: “Duaje ëndrrën tënde derisa ajo të të dojë ty”

#TheNewHumanity” është koncepti që do të frymëzojë prej sot projekte të ndryshme të Lavazza-s, mes të cilave edhe kalendarin e ri 2021.

Fushata ka si protagonist edhe pamje historike të realizuara nga Steve McCurry, nga Dennis Stock e Jerome Sessini nga kompania Magnum Photos, ndërsa shoqërohet nga notat e  “Rain, in your black eyes” të muzikantit Ezio Bosso.

Brandnews.it

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0