“Goditje” tjetër për Moskën. G7 vendos çmim tavan për naftën ruse - Business Magazine Albania

“Goditje” tjetër për Moskën. G7 vendos çmim tavan për naftën ruse

Nga samiti i Gjermanisë, lideret e  G7-ës, do të bien dakord për vendosjen e një kufiri të çmimit të naftës ruse për të limituar të ardhurat e Moskës nga shitja e hidrokarbureve, si elementi kryesor i sanksioneve të reja ndaj Rusisë për pushtimin e saj të paprovokuar të Ukrainës. Njoftimin e bëri Shtëpia e Bardhë, që sqaroi se masat e reja do të përfshijnë ndër të tjera edhe fushën e prodhimeve ushtarake dhe furnizimin e Moskës.

Qëllimi është që Rusisë t`i bllokohet qasja tek teknologjia e re ushtarake. Është vendosur po ashtu që të shtohen doganat ndaj prodhimeve ruse dhe që këto të ardhura të ndahen për të ndihmuar Ukrainën. Disa media dhanë detaje sesi do të funksionojë kufiri i çmimeve që po përcaktohet gjatë samitit dy ditor. “Objektivat e dyfishtë të liderëve të G7-s janë synimi i drejtpërdrejtë i të ardhurave të presidentit rus Vladimir Putin, veçanërisht ato të gjeneruara përmes energjisë, por gjithashtu të minimizojnë pasojat dhe ndikimin në ekonomitë e G7 dhe pjesën tjetër të botës,” tha një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve Reuters.

Lexo edhe: Grupi i G7 do të vazhdojë sanksionet kundër Rusisë: “Më shumë mbështetje financiare edhe për Ukrainën”

Grupi i vendeve të pasura perëndimore po përpiqet të shtojë trysninë mbi Moskën, duke minimizuar në të njëjtën kohë dëmet që mund t`i vijnë nga kjo lëvizje vetë ekonomive të tyre. Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm që prej fillimit të agresionit rus në Ukrainë, teksa sanksionet e vendosura mbi të kufizojnë eksportet ruse të lëndëve të para.  Debate ka pasur ndërkohë  rreth ndalimit të importit të arit nga Rusia. SHBA e kanë mbështetur këtë propozim, por disa vende të tjera, jo.  Në grupin G7 bëjnë pjesë SHBA, Gjermania, Franca, Kanadaja, Britania e Madhe, Japonia dhe Italia. Ndërsa në samit marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Bashkimit Europian.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0