Global Woman Club Tirana organizon në 2 Nëntor Business Networking Breakfast - Business Magazine Albania

Global Woman Club Tirana organizon në 2 Nëntor Business Networking Breakfast

~5 minuta lexim


Global Woman Club është një rrjet gjithnjë e në rritje ku anëtarët gëzojnë shumë përfitime, përfshirë mëngjesin e këndshëm. Platforma Global Woman bashkon gra nga e gjithë bota dhe ato ndihen rehat me njëra-tjetrën … Në çdo mbledhje ato ndiejnë se po kthehen në shtëpi. Global Woman Club filloi në një zyrë në Londrën Qendrore në Mars të vitit 2016 dhe që atëherë janë rreth 30 Global Women Clubs në të gjithë botën.

Bashkohuni ditën e Shtunë datë 2 Nëntor nga ora 09:00-12:00 për business networking breakfast. Biletat duhet të blihen paraprakisht Këtu.

Global Woman Club Tirana, u lançua në 2 Shtator, me Drejtoren e re Rajonale Sue Ivory, mbështetur nga themeluesja dhe CEO e Global Woman, Mirela Sula, (me origjinë nga Shqipëria dhe tani jeton në Londër) dhe shumë drejtuese të tjera rajonale nga e gjithë bota. Sue ka qenë një anëtare e Global Woman Club në Nottingham në Mbretërinë e Bashkuar dhe tani është transferuar në Tiranë. Sue do të shpjegojë se çfarë e ka sjellë atë të banojë në Tiranë dhe misionin e saj këtu.

Lexoni: Gratë fymëzohen në Konferencën e Global Women në Tiranë

Eventi do të fillojë rreth orës 09:30 pas një Facebook Live për të gjithë komunitetin Global Woman në të gjithë botën. Gjithashtu çdokush që është anëtare mund të tregojë historinë personale të saj, misionin/vizionin, si dhe mund të flasë për biznesin e saj.

Misioni i Global Woman është të manifestojë një model të ri të fuqizimit të grave në biznes në vend dhe të mbështesë e të lidhë gratë në një shkallë globale. Global Woman Club në Shqipëri do të krijojë një kulturë mbështetjeje dhe motivimi për çdo grua që ka dëshirë të krijojë biznesin e saj, të çojë biznesin e saj në nivelin tjetër ose të zgjerojë biznesin në përmasa globale.

Vetëm anëtaret mund të flasin gjatë takimit dhe ato paguajnë vetëm gjysmën e çmimit të biletës, duke përdorur një kod zbritje. Nëse jeni të interesuara të bashkoheni me klubin në Tiranë, ju mund të dërgoni një email në tirana@globalwomanclub.com. Kur anëtarësoheni në një klub, ju bëheni anëtare e të gjitha Global Woman Clubs në të gjithë botën.

Tani janë në Paris, Amsterdam, Stokholm, Oslo, Vjenë, Milano, Frankfurt, Bruksel, Bukuresht, Los Angeles, New York, Chicago, Johannesburg në Afrikën e Jugut dhe në Mbretërinë e Bashkuar, Londër, Nottingham dhe Birmingham, etj. Global Woman Club do të rritet në 30 lokacione në 19 vende deri në fund të vitit 2019.

Ju mund të shihni kalendarin e eventeve për të gjitha eventet e rrjetëzimit të Global Woman në globalwomanclub.com/events

Samiti i katërt vjetor Global Woman u mbajt në Londër në Korrik të këtij viti me folëset kryesore Elena Cardone dhe Kim Kiyosaki. Samiti i Pestë vjetor Global Woman do të jetë në Londër në 11-12 Gusht 2020. Më shumë detaje në globalwomansummit.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Inovacioni nuk është produkt i logjikës së qartë por i imagjinatës së lirë.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0
NEW

Episodi 3 "Think Big" me Genti Selenica

Baboon Delivery - Shiko tani live

Episodi 3 "Think Big" me Genti Selenica (Baboon Delivery)