Nicolas Sarkozy, ish-presidenti francez, do të paraqitet të hënën në gjykatë si i akuzuar për korrupsion. Kjo është çështja e parë nga disa hetime që janë ndërmarrë ndaj politikanit të krahut të djathtë i cili udhëhoqi Francën midis 2007 dhe 2012, raporton ‘The Guardian”.
Sarkozy del në gjykatë për herë të parë pas disa vitesh përpjekje nga ana e tij për të hequr apo anuluar akuzat. Sarkozy është vënë në shënjestër nga një sërë hetimesh ligjore – që lidhen nga akuzat për tentativë korruptimi të një gjykatësi të lartë përmes avokatit të tij e deri tek ato për përfitim të fondeve të paligjshme nga lideri i ndjerë libian Muammar Gaddafi gjatë fushatës së 2007.
Nga disa analiste në Francë kjo ngjarje është konsideruar si historike për drejtësinë në Francë pasi është hera e parë që një president do të paraqitet në gjykatë si i akuzuar për korrupsion.