Gjykata ruse dënon Google me një gjobë prej 78 milionë dollarësh - Business Magazine Albania

Gjykata ruse dënon Google me një gjobë prej 78 milionë dollarësh

Një gjykatë në Rusi dënoi Google të martën me një gjobë prej 78 milionë dollarësh për mosrespektimin e penaliteteve të mëparshme, sipas shërbimit të shtypit të gjykatave të Moskës, në një njoftim në Telegram.

Prej vitesh, Rusia u ka kërkuar kompanive të huaja teknologjike të heqin përmbajtjet që i konsideron të paligjshme – duke vendosur gjoba të vogla për secilën shkelje. Gjoba ndaj Google këtë herë përbën një largim të dukshëm nga shuma tipike prej 39,000 dollarësh që kërkohet zakonisht nga kompanitë që shkelin rregullat. Google nuk ka dhënë ende asnjë koment në lidhje me këtë çështje. Gjykata e Qarkut të Çertanovos në Moskë deklaroi se Google u ndëshkua me këtë gjobë pasi nuk respektoi një penalitet të mëparshëm, edhe pse nuk specifikoi se për cilin penalitet bëhej fjalë. Platforma e videove e Google, YouTube, ka tërhequr zemërimin e autoriteteve ruse për strehimin e përmbajtjeve që vendi i konsideron të paligjshme. YouTube më parë tërhiqte rreth 50 milionë përdorues në ditë në Rusi – por ky numër ka rënë në rreth 12 milionë, sipas të dhënave të Google.

Rusia është akuzuar për ndërhyrje në shpejtësinë e shkarkimit të YouTube, për të penguar rusët që ta përdorin platformën dhe të shohin përmbajtje të paligjshme. Rusia i ka mohuar këto akuza, duke thënë se problemet janë të vetë Google – megjithëse kompania e grupit Alphabet ka thënë se defekti nuk vjen nga pajisjet e saj. Kjo nuk është hera e parë që Rusia godet Google me një gjobë të pazakontë. Në tetor, vendi e gjobiti Google me një shifër simbolike prej 20 decilionë dollarësh – një 20 i ndjekur nga 33 zero – shumë më tepër se GDP-ja totale e botës. Gjoba – shumë më tepër se vlera e tregut të Google prej 2 trilionë dollarësh – ishte më tepër një shifër simbolike, sipas Kremlinit.

Lexo edhe:Produktet që Apple do të prezantojë në vitin 2025!

“Edhe pse është një shumë specifike, nuk mund ta shqiptoj këtë numër, më tepër është e mbushur me simbolikë,” deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në tetor. Në atë kohë, media ruse RBC raportoi se gjoba lidhej me bllokimin e përmbajtjeve nga të paktën 17 kanale televizive ruse në YouTube – një praktikë që u përshpejtua pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

nypost

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0