Gjykata e lartë e BE vendos që kompanitë private mund të ndalojnë punonjësit të mbajnë shami - Business Magazine Albania

Gjykata e lartë e BE vendos që kompanitë private mund të ndalojnë punonjësit të mbajnë shami

punonjësit

Gjykata më e lartë e Bashkimit Europian vendosi të Enjten se kompanitë private mund të ndalojnë stafin të mbajnë shami në emër të ruajtjes së neutralitetit fetar.

“Dëshira e një punëdhënësi për të shfaqur, në marrëdhëniet me klientët, një politikë të neutralitetit politik, filozofik ose fetar mund të konsiderohet si një qëllim i ligjshëm,” shkroi në një deklaratë Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian me seli në Luksemburg.

Çështja shkoi në gjykatë nga dy gra myslimane gjermane, të cilave iu tha që të hiqnin shamitë, ose hixhabet, nga menaxherët e tyre në punë. Në të dy rastet, ato filluan të mbanin shami në punë pasi u kthyen nga leja e tyre e shtatëzanisë, raportoi The Guardian.

Sipas gjykatës, njëra prej tyre, e cila punonte si kujdestare për nevojat e veçanta, u pezullua dy herë dhe iu dha një paralajmërim me shkrim. Qendra gjithashtu kishte ndaluar më parë mbajtjen e të gjitha simboleve fetare, përfshirë edhe kryqin.

Tjetra, e cila punonte si asistente dhe arkëtare në një farmaci, iu tha nga punëdhënësi i saj se ajo nuk ishte e lejuar të vishte asgjë që shfaqte shenja të dukshme politike, filozofike ose fetare.

Lexoni: “Unë jam majmuni më i bukur i xhunglës”. Fushata raciste e H&M bëri që kompania të humbasë shumë dashamirës

Të dyja çështjet shkuan së pari në gjykatat lokale gjermane përpara se të kalonin në Gjykatën e Drejtësisë të Bashkimit Europian.

Kjo nuk është hera e parë që gjykata e BE vendos në favor të punëdhënësve në lidhje me heqjen e rrobave që shfaqin ose nënkuptojnë simbole fetare ose politike.

Në vitin 2017, e njëjta gjykatë vendosi gjithashtu që kërkimi i punonjësve për të hequr mbulesat fetare nuk ishte diskriminim për sa kohë që ishte pjesë e një politike të përgjithshme që ndalonte të gjitha simbolet fetare dhe politike.

Mbulesat fetare janë një çështje e diskutueshme në Europë, me grupe myslimane që argumentojnë se kjo është e detyrueshme në fenë e tyre dhe duhet të respektohet. Austria, Franca dhe Belgjika kanë ndaluar që të mbulohet e gjithë fytyra, por hixhabet lejohen.

Këshilli i Myslimanëve Europianë nuk u është përgjigjur ende kërkesave për koment.

/insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0