Gjithçka rreth 5G-së dhe Revolucionit të 4rt Industrial që pritet të shkaktojë - Business Magazine Albania

Gjithçka rreth 5G-së dhe Revolucionit të 4rt Industrial që pritet të shkaktojë

Po flitet gjithmonë e më shumë për teknologjinë më të re, atë 5G, e cila në disa vende perëndimore ka nisur të aplikohet me sukses në sektorë të ndryshëm dhe po jep rezultate konkrete.

Teksa teknologjia dhe industria e telekomunikacionit zhvillohen me shpejtësi maramendëse, në disa raste është edhe e vështirë për t’u ndjekur. 5G është e ardhmja me të cilën të gjithë duhet të familjarizohemi dhe Vodafone Albania ka një plan ambicioz për të implementuar Teknkologjinë e Vertëtë 5G në Shqipëri.

5 vjet më parë Vodafone Albania solli ekskluzivisht dhe për herë të parë eksperiencën 5G në Shqipëri. Kujtojmë demonstrimin e vitit 2019 me kryeministrin Edi Rama, i cili u shfaq live përpara shqiptarëve në rrjetet sociale, mbrapa timonit të një makine që ecte vetë, duke përjetuar kështu, përmes fuqisë së 5G eksperiencën e drejtimit të një makine, ç’ka nuk e ka bërë asnjëherë në jetën reale, pasi s’ka pasur kurrë një patentë.

Por a po vjen 5G në Shqipëri? Cili është plani ambicioz i liderit të teknologjisë, Vodafone Albania, për implementimin e saj dhe kur? Në çfarë konsiston kjo teknologji e fjalës së fundit dhe cilat janë avantazhet për konsumatorin shqiptar?

Ka shumë kureshtje e pyetje rreth 5G, përgjigjet e të cilave do të përpiqemi t’i marrim sot nga z. Balazs Revesz, Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania.

Zoti Revezs, çfarë e bën kaq magjike 5G-në?  

Përshëndetje dhe faleminderit për hapësirën që po na jepni për të folur rreth teknologjisë 5G dhe se çfarë duhet të presin shqiptarët nga Vodafone për implementimin e teknologjisë së vërtetë 5G në Shqipëri, sigurisht pasi të kemi kaluar përmes të gjitha procedurave ligjore për blerjen e spektrit.

E po, bota është në prag të revolucionit 5G dhe Vodafone është një lider botëror në teknologjinë 5G, për pasojë Shqipëria nuk do të mbetet pas në këtë drejtim.

Magjia e vërtetë e 5G-së qëndron te fakti se është i pari rrjet në gjendje të lidhë realisht pajisjet me njëra-tjetrën, në mënyrë që të lehtësojë jetët tona dhe të na e bëjë më të lehtë ne njerëzve punët, të cilat sot i bëjmë manualisht.

Kështu që, një pjesë e konsiderueshme e inovacionit qëndron në atë se si teknologjia fuqizon sektorët e tjerë, por edhe bizneset, që të ofrojnë shërbime krejtësisht të ndryshme në një mënyrë që as përmes fibrave dhe as përmes 4G-së nuk do të ishte e mundur.

5G-ja përfaqëson një hap transformues në teknologjinë e telekomunikacionit, duke sjellë disa përfitime revolucionare që justifikojnë gjithë entuziazmin rreth kësaj teknologjie.

Për ta përmbledhur për publikun, arsyeja përse jam kaq entuziast që Vodafone po sjell 5G-në në Shqipëri është sepse kjo teknologji garanton:

  • Shpejtësi dhe kapacitet të jashtëzakonshëm
  • 5G-ja e vërtetë e Vodafone do të reduktojë deri në 1 milisekondë latencën në disa zona, çka e bën atë një teknologji që do të revolucionarizojë gjithë ekosistemin e biznesit në Shqipëri.
  • Internet of Things ose, siç e quajmë ne shkurt, 5G-ja mund të suportojë një numër shumë më të madh pajisjesh të lidhura midis tyre për km2, krahasuar me gjeneratat e mëparshme të teknologjisë si 4G. Vodafone Group e ka implementuar 5G-në në të gjithë vendet e Evropës ku ka treg. Sipas Gartner , Vodafone Group është grupi më i madh në të gjithë botën që ka më shumë pajisje të ndërlidhura, deri në 100 milion syresh. Kështu që mund t’jua marrë mendja se çfarë ekspertize ka Vodafone Group në teknologjinë 5G.
  • Network slicing (Ndarja e rrjetit). Ky koncept i ri i është fantastik për bizneset me infrastruktura të mëdha si portet, aeroportet, kompanitë e prodhimit të energjisë dhe shumë të tjera. Koncepti i network slicing i mundëson Vodafone Albania të krijojë rrjete virtuale brenda një rrjeti të vetëm fizik 5G. Secila slice (ndarje) mund t’u përshtatet bizneseve sipas nevojave të tyre specifike.

Sa të nevojshëm e ka vendi ynë 5G-në?

Shqipëria është pjesë e Evropës, prandaj le ta shikojmë në një kontekst më të gjerë evropian këtë pyetje.

Dekadat e fundit konkurrueshmëria e Evropës është zbehur ndjeshëm në tregjet globale, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara dhe Azia kanë fituar avantazh. Po përballemi me shumë sfida, si lufta kaq pranë kufijve të Evropës, paqëndrueshmëria ekonomike, ndryshimet klimatike dhe plakja e popullësisë. Komisioni Evropian e pranuar se këto sfida ekzistojnë dhe mendon se një nga elementet kyç të cilat do të mundësonin që Evropa të rikthehej sërish si një konkurrente e fuqishme në rang global është pikërisht digjitalizimi i ekonomive tona, prandaj ata bënë publike një strategji digjitalizimi që quhet Dekada Digjitale (Digital Decade). Kjo strategji ka në fokus elemente të ndryshme që nga digjitalizimi i administratës, i biznesit, edukimi digjital dhe ç’është më e rëndësishmja, shpreh qartësisht objektivin për rritjen radikale të vënies në përdorim të 5G-së për të gjithë.

Kështu, për një ekonomi në zhvillim si ajo e Shqipërisë, nuk ka gjë më të rëndësishme se sa suksesi në digjitalizim!

Kjo do të rriste produktivitetin, do të sillte efikasitet operacional, do të përmirësonte përvojën e konsumatorit dhe do ta bënte Shqipërinë shumë kompetitive në raport si me Evropën edhe në rang global.

Për t’iu kthyer pyetjes suaj, Shqipëria është gati për 5G-në dhe madje ka nevojë për 5G-në, si e vetmja mënyrë për t’u bërë kompetitive dhe ekonomi e zhvilluar, si dhe për t’iu përgjigjur agjendës digjitale të qeverisë, për ta çuar vendin përpara dhe për ta bërë lider në rajon.

Çfarë investimesh duhet të bëjë Vodafone Albania për të sjellë 5G-në në Shqipëri?

Di se ka shumë kureshtje nga ana e klientëve rreth 5G-së dhe se kur Vodafone do ta sjellë atë në Shqipëri. Implementimi i 5G-së në vend kërkon investime të mëdha nga ana e një kompanie telekomunikacioni. Klientët Vodafone kanë, në njëfarë mënyre, fatin të përfitojnë nga ekspertiza e gjerë e Vodafone Group, i cili ka që prej 2019-ës që po zhvillon teknologjinë 5G në shumë vende të Evropës.

Investimet për të sjellë 5G-në në Shqipëri janë të ndryshme, duke filluar që nga infrastruktura, teknologjia, spektri e deri te mekanizmat operacionalë.

E para është Licensa e Spektrit: Sigurimi i spektrit të nevojshëm nga qeveria është zakonisht një nga shpenzimet më të konsiderueshme. Kjo do të thotë se të gjithë operatorët do të marrin pjesë në një ankand dhe do të paguajnë për licensën, e cila do t’iu mundësojë të përdorin bandat e frekuencës për 5G-në.

Në botë ka dhe raste kur qeveria iu jep mundësinë operatorëve që paratë për spektrin t’i përdorin për investime të tjera në 5G. Mund të përmend rastin e Austrisë. Në 2019-ën, qeveria e Austrisë nuk u faturoi operatorëve pagesën për licensën e spektrit, me kushtin që paratë të përdoreshin për investime të mëtejshme po në 5G. Kjo ndikon në përhapjen më të shpejtë dhe efikase të 5G-së.

E dyta është Infrastruktura e Rrjetit, e cila përfshin gjithçka, duke nisur nga instalimi i stacioneve bazë për 5G-në, përmirësimi i stacioneve ekzistuese, duke rinovuar kullat e linjave të transmetimit 4G LTE, shtrimi i kabujve të fibrave optike për backhaul  për t’u lidhur me stacionet bazë.

Një nga investimet më të rëndësishme për 5G-në është ajo që ne e quajmë Përditësimet e Rrjetit Kryesor. Gjithë “Core Network” (Rrjetin ynë Kryesor) është bërë upgrade (përditësuar) në bashkëpunim me partnerë të fuqishëm dhe të sigurtë, duke përforcuar kështu avancimin e funksioneve dhe aftësive të 5G-së dhe mbi të gjitha, duke e mbrojtur rrjetin tonë nga viruset (malware). Vetëm përditësimi kryesorë (core upgrade) arrin një kosto të konsiderueshme që arrin në miliona euro për të plotësuar standardet më të larta të sigurisë së Vodafone Group, pavarësisht madhësisë së tregut. Dhe është fakt i njohur botërisht tashmë se siguria e rrjetit tonë bën diferencën sot në treg.

Investime të tjera do të ketë në Teknologji dhe Pajisje, Burime Njerëzore dhe Trajnime, Marketing dhe zgjerimi i bazës së klientëve, Pajtueshmërinë me rregullatorin dhe më e rëndësishmja, Nismat e Qendrueshme në mënyrë që rrjeti ynë 5G të mbështetet tek energjia e gjelbër.

Duket goxha investim. Si konsumatorë, ne gjithmonë e marrim për të mirëqenë qasjen në rrjet dhe “internetin”, siç e quajmë në jetën tonë të përditshme, pa i vënë re gjithë përpjekjet dhe investimet e pafundme që i mundësojnë të gjitha këto shërbime.

Ndryshe nga 4G, 3G dhe 2G, teknologjia 5G nuk përbën ende një biznes fitimprurës për Vodafone Albania, të paktën për dy vite, dhe kjo vlen gjithashtu edhe për vende të tjera të zhvilluara të Bashkimit Evropian ku po implementohet 5G-ja. Kjo për shkak të kostove shumë të larta dhe kërkesës që ka nevojë akoma të marrë formë dhe të zhvillohet nga klientët, por në veçanti nga bizneset e qeveria dhe këtu e kam fjalën për shërbimet publike që duhen digjitalizuar. Kjo do të thotë se ne do të investojmë para për të implementuar 5G-në në Shqipëri bazuar në besimin se vendi ka potencial për t’u rritur në drejtim të ekonomisë, digjitalizimit të shërbimeve dhe përshpjetimit të hyrjes në BE.

Teknologjia 5G dhe infrastruktura digjitale mund të përmirësojnë në mënyrë drastike performancën dhe treguesit ekonomikë e financiarë, siç edhe thuhet në studimin e realizuar nga kompania Deloitte për industrinë e Telekomunikacionit. 5G mund t’i ndihmojë kompanitë të rrisin produktivitetin dhe efiçencën, apo jo? Po si po e revolucionarizon 5G biznesin dhe, në këndvështrimin tuaj, a do të kenë interes bizneset shqiptare të aplikojnë 5G-në, në terma afatshkurtër?

Fokusi kryesor i bizneseve shqiptare duhet të jetë digjitalizimi i operacioneve, prodhimit, kujdesit ndaj klientit, pasi këto janë elemente kritike përpara hyrjes në BE.

Hyrja në BE sjell mundësi të reja tregu, por në të njëjtën kohë edhe një konkurrencë më të madhe, e cila është akoma dhe më e ndjeshme në një botë të digjitalizuar.

Prandaj fokusi kryesor duhet të jetë digjitalizimi i) i faqeve të internetit, faqeve të shitjeve online, ii) sistemeve CRM, iii) prodhimit dhe logjistikës.

5G mund të sjellë përmirësime të ndjeshme, veçanërisht në një moment të mëvonshëm: revolucionin e 4rt industrial.

5G mund të suportojë miliona sensorë dhe pajisje përmes të cilave mund të automatizohen zinxhiri i logjistikës, i prodhimit, i kontrollit të cilësisë, etj.

Megjithatë, pjesa më e madhe e kompanive shqiptare kanë nevojë për mbështetje që të mund të investojnë në këto mundësi, gjë që mendoj se mund të jetë një nga aspektet kryesore kur qeveria duhet të fokusohet. Veçanërisht sa i përket sektorit të bujqësisë dhe turizmit.

Ne DUHET të mbështesim bizneset e vogla e të mesme që të futen në shinat e digjitalizimit, ku ne si Vodafone sigurojmë teknologjinë më të mirë që ata mund të kenë në dispozicion dhe qeveria siguron fondet për të mbështetur të paktën një nga fazat fillestare të implementimit të teknologjisë 5G. Ne nuk duam që Shqipëria të mbetet pas, çka do të thellonte pabarazitë socio-ekonomike në rajon.  

A do të paguajnë më pak klientët Vodafone për data-n me 5G-në?

5G ka potencialin të demokratizojë data-n për klientët në disa mënyra. Përmes rritjes së efikasitetit dhe kapacitetit të rrjetit 5G, kostot për gigabajt data-sh reduktohen.

Ajo çka është më e rëndësishme për demokratizimin nuk janë kostot, por mundësitë që vijnë me të. Kapacitetet e shtuara të 5G-së mund të nxisin inovacionin dhe të krijojnë mundësi të reja biznesi për start up-et, bizneset dhe individët. Kjo përfshin avancimet në edukimin digjital, bujqësi, shëndetësi dhe telemjekësi, rrjetet rrugore 5G dhe shumë të tjera. Të gjitha shërbime që mund të aksesohen nga audienca e gjerë, duke demokratizuar kështu aksesin në shërbime të ndryshme digjitale.

Për ta thënë me fjalë të thjeshta, ashtu siç 4G-ja hapi dyert për t’u lidhur nëpërmjet rrjeteve sociale, 5G do të hapë dyert për të bërë biznes në shkallë shumë më të gjerë,  për të menaxhuar prodhimin dhe boshllëqet e konsumit, duke rritur kështu qëndrueshmërinë.

A do të shohim qytete smart  falë 5G-së? A mund ta shikojmë së shpejti Tiranën si një qytet smart me mbështetjen e Vodafone?

5G-ja do të jetë guri themel i teknologjisë për krijimin e qyteteve smart dhe zgjerimin e IoT. Shpejtësia e lartë dhe latenca e ulët do të lehtësojë ndërlidhjen e një numri shumë të madh pajisjesh, duke mundësuar kështu një mbledhje dhe analizim të dhënash në kohë reale. Kjo do të lehtësojë menaxhimin e trafikut në Tiranë, mbedhjen efikase të plehrave, ndriçimin efikas të hapësirave publike, do të lejojë që qyteti të ketë ndërtesa me energji të menaxhuar në mënyrë efikase, më shumë siguri publike dhe gjithçka tjetër që nevojitet për menaxhimin e një metropoli në rritje si Tirana. Përmenda Tiranën si shembull, pasi logjikisht ajo do të jetë qyteti i parë që do të përfitojë nga teknologjia 5G.

Pra, qytetarët e Tiranës do të jetë të parët që do t’iu shfaqet 5G-ja në rrjetin Vodafone? Kur? Kur do ta shikojnë shqiptarët shenjën e 5G-së në telefonat e tyre smart? Sa kohë do t’i duhet Vodafone të mbulojë të gjithë territorin e Shqipërisë me 5G?

Strategjia për aplikimin e teknologjisë 5G, siç e përmenda edhe pak më sipër, varet shumë nga disa faktorë të ndryshëm, duke filluar nga, por jo vetëm, tenderi i spektrit. Duke supozuar se tenderi do të zhvillohet në vitin 2024, Vodafone Albania do të gati të sjellë 5G-në E VËRTETË në Shqipëri brenda vitit 2025.

Synimi ynë është që të sjellim Eksperiencën e Vërtetë të 5G-së për klientët tanë: ne nuk po nxitojmë për të pasur thjesht mbulim 5G, por duam ta sjellim këtë teknologji në cilësinë më maksimale.

Në thelb, 5G mund të implementohet në dy mënyra:

  • Një opsion është që 5G të shpërndahet vetëm në frekuencat e brezit të ulët, gjë që garanton mbulim të shpejtë, por kjo 5G nuk ka asnjë ndryshim REAL përkundrejt 4G, për sa i përket përvojës së klientit.
  • Opsioni tjetër është ai që ne e quajmë strategjia BUILD RIGHT (NDËRTO SAKTË), ku lëshohen në të njëjtën kohë antenat me brez të ulët dhe ato me brez të mesëm, çka siguron përmirësimin e vërtetë të përvojës së klientit, atë kapacitetin e lartë për të cilin po flasim.

Me strategjinë BUILD RIGHT, ne duam të sjellim 5G E VËRTETË në zonat ku klientët kanë realisht nevojë për të, në mënyrë që të ofrojmë eksperiencën e vërtetë të depërtimit të 5G në treg.  

Komisioni Evropian vlerëson se brenda vitit 2030, 9 vende pune në 10 do të kërkojnë Aftësi Digjitale. A po vuan aktualisht Evropa nga mungesa e aftësive digjitale? Po Shqipëria si pozicionohet në raport me Evropën? A do të përfitojë truri digjital i Shqipërisë nga mundësitë që 5G-ja do të sjellë në botën e biznesit?

Po, Evropa po vuan momentalisht nga mungesa e aftësive digjitale. Kjo mungesë po prek sektorë të ndryshëm dhe paraqet sfida për rritjen ekonomike dhe konkurrencën në të ardhmen. Më shumë se një e treta e fuqisë puntore të BE-së nuk ka aftësitë e duhura digjitale për shumë vende pune.

Ekziston gjithashtu një mungesë kritike për aftësitë e specializuara dixhitale në fusha të tilla si siguria kibernetike dhe analizat e të dhënave. Sot ka rreth 10 milionë specialistë të IT-së në Evropë, ndërkohë që kontinenti ka nevojë për të paktën 20 milionë syresh!

E njëjta gjë vlen edhe për Shqipërinë ku vetëm 4% e fuqisë puntore rezulton e specializuar në fushën e IT.  Nëse duam ta shndërrojmë Shqipërinë në hub-in digjital të rajonit, numri i specialistëve të IT-së duhet të dyfishohet.

Nga ana tjetër, sektori i IT në Shqipëri mund të krenohet me profesionistët e aftë, krijues dhe të motivuar, të cilët zotërojnë ekspertizë të madhe në teknologji dhe kanë një mendësi biznesi që i bën kompetitivë në të gjithë botën.

Vërtetë, lajmi se inxhinierët dhe ekipi shqiptar digjital i Vodafone Albania zhvilloi të Parin Aplikacion Global për të gjithë kompaninë është super lajm, apo jo? Duhet të jeni shumë krenar që drejtoni një ekip të tillë!

Është vërtet lajm i rëndësishëm. Një skuadër e vogël, me përkushtim dhe kapacitet të jashtëzakonshëm, aftësi dhe zemër, i udhëhequr me pasion nga Drejtoresha e IT-së së Grupit për Evropën, Diana Bitzel, ia doli të ndërtojë më sukses aplikacionin e parë global për klientët Vodafone në mbarë botën. Ndonëse indeksi DEZI nuk flet ende me superlativa për Shqipërinë, unë mendoj se ky vend do të jetë lider i Ballkanit Perëndimor kur bëhet fjalë për një gjeneratë të re që kërkon kaq shumë aftësi digjitale për t’u rritur profesionalisht në të ardhmen.

Mundësuar nga të fuqishmit, 5G-ja e Vërtetë e Vodafone Albania, do t’i mundësojë gjeneratës së ardhshme të Shqipërisë të jetë një tjetër Finlandë dhe Estoni për Ballkanin Perëndimor.

Meqënëse jemi përpara kampionatit fantastik Evropian të Futbollit, ku Shqipëria është kualifikuar për të dytën herë, në emër të të gjithë atyre që po na shohin, do të donim t’i bënim një falenderim të madh Vodafone Albania që mbështet Kombëtaren tonë. 

Siç themi në Vodafone Albania, ne jemi Sponsor Krenar i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Për Shqiptarët me Shqiptarët. Filluam të sponsorizojmë Kombëtaren e Futbollit rreth gjashtë vite më parë dhe së bashku kemi tejkaluar shumë sfida. Sfidat, djemtë e Kombëtares na i përkthyen me fitore. I shpreh përgëzimet e mia skuadrës kuq e zi për profesionalizmin dhe kualifikimin në “Euro 2024”. Ne si Vodafone jemi të lumtur ta vazhdojmë këtë bashkëpunim e ta bëjmë edhe më të suksesshëm tre vitet në vazhdim. Në të ardhmen e afërt, shqiptarët do të përjetojnë eksperiencën 5G përreth stadiumit, e mundësuar vetëm nga Vodafone Albania.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0