Gjiknuri: tarifë kalimi, ose taksë të gjithë shqiptarëve për rrugën Durrës-Morinë

Gjiknuri: tarifë kalimi, ose taksë të gjithë shqiptarëve për rrugën Durrës-Morinë


Pas kryeministrit, edhe Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka shpalosur argumentat mbrojtës për pagesën e nevojshme në kalimin e Rrugës së Kombit. Në një takim me mediat GJiknuri theksoi se ka një hendek financiar mes nevojës për mirëmbajtje të rrugës dhe fondeve në dispozicion çka sipas tij e bëri të nevojshme kontratën koncesionare. Duke spjeguar detaje të kontratës, Gjiknuri tha se, tarifa është rezultat i një studimi ku janë përfshirë të gjithë elementët. “Dy rrugë kishte: Ose do të rrisnim gjithë taksat e shqiptarëve që ta mirëmbajmë atë rrugë ose do e paguajnë ata që e përdorin. Rruga është akoma e papërfunduar dhe ka shumë investime për t’u bërë”, tha ai.

Duke theksuar se mirëmbatja është e nevojshme në rrugët e reja që po mbahen, ai vuri në dukje se në rrugën Tiranë-Elbasan, vetëm rrëshqitja e gurëve shkaktoi një dëm prej 4 milionë euro. Në rastin e rrugës së Kombit kontrata është nënshkruar me konsorciumin në dhjetor 2016. Sipas Ministrit të Transporteve, grupi ka investuar deri më tani 15 mln euro në mbrojtje dhe rregullimin e skarpatave të dëmtuara.

Lidhur me protestat, ministri ka theksuar se dhuna është motivuar politikisht. “Po bëhet një vlerësim paraprak për dëmet në stacionin e pagesës. Dëmi shkon disa miliona euro. Ky investim nuk duhet ngatërruar me investimin privat, është pronë publike investim që i takon shtetit shqiptar. Dëmi iu bë taksapaguesve dhe kapitalizohet në llogari të gjithë kontratës”, tha Gjiknuri para gazetarëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0