Gjiganti Dyson po transformon edhe bujqësinë siç bëri me teknologjinë! - Business Magazine Albania

Gjiganti Dyson po transformon edhe bujqësinë siç bëri me teknologjinë!

Dyson, kompania që njihet në mbarë botën për fshesat inteligjente, tharëset e flokëve dhe robotikën, ka sjellë tani të njëjtën mendësi inxhinierike edhe në bujqësi, duke krijuar një nga sistemet më të avancuara të prodhimit të luleshtrydheve në Mbretërinë e Bashkuar – me ndikim shumë më të ulët në mjedis.

Aktualisht, Britania importon rreth 90% të luleshtrydheve gjatë dimrit, ku çdo dërgesë udhëton mesatarisht 2,351 milje ajrore, duke krijuar një sasi të konsiderueshme emisionesh CO₂. Kjo do të thotë më shumë ndotje, më shumë kosto dhe më pak siguri ushqimore.

Për ta ndryshuar këtë realitet, Dyson ka ndërtuar një sistem bujqësor qarkullues dhe të qëndrueshëm brenda Britanisë, duke prodhuar luleshtrydhe gjatë gjithë vitit me teknologji të gjelbër.  “Mund të duket e çuditshme që një industrialist që prodhon fshesa, tharëse flokësh dhe robotë të merret me bujqësi, por për mua kjo është një vazhdimësi e natyrshme. Bujqësia është makineri, mekanikë dhe shkencë. Kjo është bujqësi rigjeneruese dhe mënyra e duhur për të prodhuar ushqim,” — Sir James Dyson, themelues i Dyson

Ai thekson se prodhimi vendas i ushqimit është thelbësor për të ardhmen e vendit: “Siguria ushqimore, prodhimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e mjedisit janë jetike për shëndetin dhe ekonominë e një kombi. Bujqësia ka potencialin të udhëheqë një revolucion teknologjik – dhe anasjelltas.” Sipas Dyson, formimi i tij si inxhinier e ndihmoi të kuptonte sa joefikas është sistemi aktual i importimit të luleshtrydheve. “Ajo që më frymëzon është të marr gjëra që nuk funksionojnë mirë dhe t’i bëj më të mira.”

Lexo edhe:Shtatzënia artificiale, mit viral apo hapi i parë drejt lindjes nga robotët?

Si funksionon ferma e së ardhmes e Dyson?

Serra e luleshtrydheve e Dyson funksionon me energji të rinovueshme dhe me nxehtësinë e tepërt që vjen nga një impiant biologjik i quajtur anaerobic digester, i vendosur pranë saj.

Ky impiant:

  • Përpunon mbetje organike
  • Prodhon gaz biogaz
  • Ky gaz vë në lëvizje turbina që prodhojnë energji elektrike të mjaftueshme për 10,000 shtëpi

Nxehtësia që krijohet nga ky proces nuk humbet – ajo rikaptohet dhe përdoret për të ngrohur serën, duke mundësuar rritjen e luleshtrydheve edhe gjatë muajve të ftohtë. Një sistem inteligjent i kontrollit të klimës mban temperaturën dhe lagështinë në nivele optimale për rritje të vazhdueshme gjatë gjithë vitit.

sustainability

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0