Gjiganti korean i teknologjisë LG ka suprizuar në panairin që po zhvillohet në Las Vegas, ku ka prezantuar dy modele lavatriçesh dhe frigoriferësh të zgjuar.
Veçoria kryesore e këtyre pajisjeve shtëpiake është ndërveprimi i tyre me njeriun. LG-ja njoftoi se këto modele të quajtura “Signature” janë planet e saj madhore për 2016-ën.
Lavatriçja është e ndarë në dy zona me dy kazane, të mundësojnë larjen e rrobave me ngjyra të ndryshme në të njëjtën kohë. Ajo mund të lidhet me smartfone dhe të njoftojë kur ka mbaruar procesi i larjes.
Ndërsa frigoriferi LG Signature ka një derë brenda derës i cila bëhet transparente kur troket mbi të si dhe një sensor që hapet automatikisht kur dikush kalon afër tij.
/Ky artikull u publikua së pari nga Techsot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto