Gjermania synon të bëhet lider botëror në përdorimin e hidrogjenit - Business Magazine Albania

Gjermania synon të bëhet lider botëror në përdorimin e hidrogjenit

Gjermania këtë javë deklaroi se synon të bëhet furnizuesi dhe prodhuesi numër një në teknologjinë e hidrogjenit të gjelbër, falë një plani prej nëntë miliardë eurosh për të mbështetur këtë teknologji, për të dekarbonizuar industrinë e saj dhe për të stimuluar ekonominë, pas pandemisë nga COVID- 19.

“Për arsye të konkurrencës dhe veçanërisht për të arritur objektivat e saj klimatikë, qeveria ka rënë dakord të pompojë nëntë miliardë euro (10.2 miliardë dollarë) në teknologji’’, theksoi ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier, në një konferencë shtypi’’.

Shtatë miliardë euro do të shkojnë për të mbështetur hyrjen e hidrogjenit në tregun gjerman, ndërsa dy miliardë euro të tjera janë ndarë për “partneritete ndërkombëtare”, shtoi Altmaier. Hidrogjeni i gjelbër shihet nga Berlini si një lidhje kryesore në zinxhirin midis gjenerimit të energjisë së rinovueshme dhe përdoruesve, duke lejuar magazinimin dhe transportimin e energjisë së krijuar nga dielli ose era.

E ashtuquajtura hidrogjeni “jeshil” prodhohet me elektrolizë – duke përdorur energji elektrike të rinovueshme për të ndarë ujin në hidrogjen dhe oksigjen – në vend se të prodhohet nga burimet fosile, siç ka ndodhur historikisht.

REUTERS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0