Gjermania ndalon makinat e vjetra me naftë. Komisionerja Europiane: "Mos e sillni ndotjen në Europën Lindore"

Gjermania ndalon makinat e vjetra me naftë. Komisionerja Europiane: “Mos e sillni ndotjen në Europën Lindore”


Gjermania duhet të ndalojë eksportin e makinave të vjetra në Europën Lindore, paralajmëroi Komisionerja Europiane e Industrisë.

Zyrtarja e BE-së ka frikë se prodhuesit e makinave në Gjermani do të kërkojnë të eksportojnë makinat e tyre nën nxitjet e planifikuara të tregtisë në vendet e Evropës Lindore, të cilat tashmë importojnë një numër të madh të makinave të përdorura nga vendet e Europës Perëndimore.

Qeveria Gjermane dhe prodhuesit e makinave në vend kanë arritur një kompromis për të ndihmuar në uljen e ndotjes nga makinat me naftë. Lëvizja vjen pasi në muajin e shkuar, një grup ambientalistësh fituan një të drejtë, e cila i lejon qytetet të largojnë makinat e vjetra me motor nafte.

Në këmbim, qeveria u kërkoi prodhuesve një ofertë me të mirë për pronarët e makinave stimuj dhe riparime hardware. Shumica shprehen se një zgjidhje do të ishte inkurajimi i pronarëve të makinave të këmbejnë modelet e vjetra të makinave me automjete më të pastra. Kjo do të sillte një rritje të shitjeve.

“Eksporti do të thotë ta çosh problemin e cilësisë së ajrit nga perëndimi në lindje,” thotë Elżbieta Bieńkowska për gazetën Tafesspiegel. “Plani i qeverisë gjermane për të ndaluar qarkullimin e këtyre automjeteve mund të rëndojë problemin,” thotë ajo.

Sipas grupit të Transportit dhe Mjedisit, vitin e kaluar, Bullgaria importoi më shumë se 100,000 makina të përdorura nga vendet e Bashkimit Europian.

“Duhet të përcaktohet qartë se çfarë ndodh me automjetet e vjetëruara dhe të dobëta,” tha Bienkowska, duke shtuar se ky ishte një problem europian jo vetëm kombëtar.

Në Rumani, të dhënat për gjysmën e parë të vitit 2018 tregojnë se tregu i makinave të përdorura nga jashtë u ul me 7% nga viti në vit. Megjithatë, vëllimi i automjeteve të importuara të regjistruara ishte pothuajse katër herë më i madh se ai i makinave të reja.

/BR

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0