Gjermania me papunësinë më të ulët në Evropë për 2015-n

Gjermania me papunësinë më të ulët në Evropë për 2015-n


Papunësia mbeti në nivelin më të ulët historik në muajin dhjetor në Gjermani, me një normë prej 6.3 për qind sipas të dhënave të korrigjuara nga ndryshimet sezonale, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot nga Agjencia për Punësimin.

Norma prej 6.3 për qind ishte arritur për herë të parë në muajin nëntor duke vendosur një rekord tjetër që prej Ribashkimit të vendit në vitin 1990.

Stabiliteti në muajin dhjetor është konform parashikimeve të analistëve të pyetur nga ndërmarrësit e shërbimeve financiare Financiers Factset, raportojnë mediat gjermane.

Në të gjithë vitin 2015, Gjermania ka regjistruar papunësinë prej 6.4 për qind, një prej më të ulëtave në Evropë.

/Telegrafi/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0