Gjermania mbështet çertifikimin e verës shqiptare - Business Magazine Albania

Gjermania mbështet çertifikimin e verës shqiptare


Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti zhvilloi në Tiranë një takim me deputeten e Bundestagut gjerman, Kordula Kovac, përfaqësuese e Partisë Kristian Demokrate ( CDU). Në fokus të takimit ishte situata e vreshtarisë shqiptare dhe perspektiva e eksportit të verave të prodhuara në vend, drejt tregjeve europiane.

Në këtë takim u bë një prezantim i traditës së kultivimit të disa varieteteve si Kallmeti, Merloti, Kabërneja, Tokai dhe Riesling, duke u theksuar fakti se vera shqiptare e ka një përgjigje lokale autoktone për secilën nga këto emra të njohur ndërkombëtar. Gjithashtu, në këtë takim u kërkua mbështetja dhe asistenca teknike në procesin e çertifikimit të verës shqiptare, duke u vënë në pah dhe fakti i rritjes se prodhimit të verës në krahasim me vitet e mëparshme, me 10 178 ha me vreshta, 17.2 milionë rrënjë, 204,000 ton rrush, dhe 12,545 hektolitra verë të prodhuar.

Deputetja Kovac siguroi për mbështetje në proçesin e autentifikimit të disa varieteteve të verave shqiptare dhe për pranimin e tyre në tregun gjerman dhe më gjerë, duke parë potencialin në rritje dhe zhvillimin e sektorit të vreshtarisë dhe prodhimit të verave. Gjatë vizitës në vendin tonë, delegacioni gjerman pritet të vizitojë Kantinën e Verës “Arbëri”, Rrëshen-Mirditë, vreshtat e Shoqërisë “EuroGers” Sh.p.k dhe Kantina e Verës “Çobo” në Berat.

Burimi: aida.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0