Në këtë takim u bë një prezantim i traditës së kultivimit të disa varieteteve si Kallmeti, Merloti, Kabërneja, Tokai dhe Riesling, duke u theksuar fakti se vera shqiptare e ka një përgjigje lokale autoktone për secilën nga këto emra të njohur ndërkombëtar. Gjithashtu, në këtë takim u kërkua mbështetja dhe asistenca teknike në procesin e çertifikimit të verës shqiptare, duke u vënë në pah dhe fakti i rritjes se prodhimit të verës në krahasim me vitet e mëparshme, me 10 178 ha me vreshta, 17.2 milionë rrënjë, 204,000 ton rrush, dhe 12,545 hektolitra verë të prodhuar.
Deputetja Kovac siguroi për mbështetje në proçesin e autentifikimit të disa varieteteve të verave shqiptare dhe për pranimin e tyre në tregun gjerman dhe më gjerë, duke parë potencialin në rritje dhe zhvillimin e sektorit të vreshtarisë dhe prodhimit të verave. Gjatë vizitës në vendin tonë, delegacioni gjerman pritet të vizitojë Kantinën e Verës “Arbëri”, Rrëshen-Mirditë, vreshtat e Shoqërisë “EuroGers” Sh.p.k dhe Kantina e Verës “Çobo” në Berat.
Burimi: aida.gov.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto