Gjermania e treta në botë për numrin e super të pasurve - Business Magazine Albania

Gjermania e treta në botë për numrin e super të pasurve

Në Gjermani ndërkohë ka rreth 3.900 të ashtuquajtur super të pasur – këta janë njerëzit me një pasuri financiare mbi 100 milion dollarë. Brenda një viti numri i super të pasurve u rrit edhe me 500 persona të tjerë, pasuria e të cilëve është shtuar me 16 përqind. Kjo rritje e pasurisë ka të bëjë kryesisht me fitimet e mëdha nga kurset në tregjet ndërkombëtare të financave. Super të pasurit posedojnë gati një të tretën e pasurisë financiare në vend. Këta 3.900 super të pasur të quajtuar edhe “Ultra High Net Worth Individuals” (UHNWI), sipas raportit të fundit “Global Wealth Report 2025” të konsulencës së sipërmarrjeve Boston Consulting Group (BCG) bashkarisht posedojnë gati tre bilion dollar.Kjo shumë përbën 27 përqind të pasurisë financiare në tërësi të Gjermanisë. Në përgjithësi pasuria bruto e buxhetore gjermane është 22,9 bilion dollar – nga këto 11,1 bilion janë pasuri fiananciare, pra depozita bankare, letra me vlerë, pensione dhe para në dorë. 11,8 bilion dollarë janë pasuri të patundshme dhe të depozituara në të tjera vlera reale.

Lexo edhe: Vera Mjeku – Një dekadë në politikën e New York-ut dhe angazhimi për gratë!

Gjermania e treta në botë për numrin e super të pasurve

Në mbarë botën Gjermania me 3.900 super të pasur zë vendin e tretë – pas SHBA-së me (33.000) dhe Kinës me (9.200). Edhe numri i milionerëve në dollarë është rritur në Gjermani: 678.000 vetë posedojnë ndërkohë në Gjermani një pasuri me të paktën një milion dollarë – një rritje me 65.000 krahasuar me një vit më parë.

Oxfam është kritike ndaj këtyre tendencave

Organizata joqeveritare Oxfam e sheh me sy kritik përqendrimin gjithnjë në rritje të pasurisë në vetëm pak posedues. Në raportin e saj në janar 2025 kjo organizatë tërheq vëmendjen, se miliarderet dhe miliarderët gjermanë mesatarisht përfitojnë shumë nga trashëgimia – 71 përqind të pasurisë së tyre ata nuk e kanë arritur vet, por e kanë të trashëguar. Në krahasimin në nivel botëror mesatarja është vetëm 36 përqind pasuri e trashëguar.

DW

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0