Policia thotë se një kamion plot me çokollatë është vjedhur në një qytet të vogël të Gjermanisë dhe ata po kërkojnë dëshmitarë që mund të kenë parë “hajdutët e ëmbël”.
Zëdhënësi i policisë, Martin Ahlich raportoi se kamioni përmbantë 22 ton çokollatë ku ndodheshin: vezët Kinder Surprise, çokokrem me lajthi Nutella dhe çokollata me fruta Valparaiso.
Ahlich tha se kamioni është vjedhur në qytetin Hesse gjatë fundjavës.
“Nuk është e qartë nëse ata i kishin vënë syrin kamionit apo çokollatave,” u shpreh ai. “Në këtë pikë, ne nuk jemi të qartë se cili ka qenë motivi i tyre.”
Vlera e çokollatës së vjedhur është 59,000-82,000 dollarë.
/NYPost
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto