Gjërat për të cilat ja vlen të shpenzoni

Cilat janë gjërat për të cilat ja vlen të shpenzoni?


Kur unë dua të blejë diçka, mamaja ime gjithmonë më thotë: “Sigurisht! Blije me paratë e tua.” Nëse nuk dua të shpenzoj paratë e punës sime, atëherë e kuptoj që kjo gjë nuk është shumë e nevojshme për mua.

Të gjithë kanë një ndjesi të vogël ankthi dhe mendohen dy herë përpara se të blejnë diçka.

Ndoshta kështu bëhesh pak kursimtar, por janë disa gjëra që ngado të rrotullohesh të duhet t’i blesh patjetër. Tek e fundit është në të mirën tënde.

  1. Një palë atlete të mira

Të gjithë kemi provuar një palë këpucë që ndoshta shkëlqejnë shumë, ama nuk janë aspak të rehatshme. Është mirë të ndjekësh modën, por rehatia vjen e para. Dhe këpucët e tilla kushtojnë pak. Unë e konsideroj si një investim të mirë për këmbët, nëse stomaku ka nevojë për ushqim të mirë, këmbët kanë nevojë të mos lodhen shumë, dhe në fakt e meritojnë.

  1. Ushqime të mira

Pasi pashë një dokumentar që tregonte se si përgatitej buka me vetëm tre përbërës- ujë, miell dhe maja- unë fillova të pyes, “Çfarë hamë në të vërtet?” Bukët e blera në dyqan përmbajnë më shumë se aq…(shurup misri me sasi të lartë fruktoze, propionat kalciumi, uthull e distiluar …)

Atëherë unë fillova ta përgatis bukën vetë. Mund të kushtoj pak më shumë, por ajo nuk përgatitet me kimikate të zakonshme dhe sheqer të shtuar. Këto kohë kam filluar t’i vlerësoj gjërat ndryshe, prioriteti im është çfarë ka në ushqimin tim dhe jo çfarë vlere ka në etiketën e tij.

Sigurisht, ushqimet më pak të shëndetshme kushtojnë më shumë.

  1. Vizitat mjekësore

Të shamngësh kontrolle të vazhdueshme apo të neglizhosh simptomat e çuditshme që ndjen, mund të jetë diçka serioze dhe me pasoja të kushtueshme. Kështu që është mirë që të kemi një raport të rregullt me mjekun, dentistin, etj. Vetëm këtu që nuk duhet të përdorni fjalën kursim. Investoni në shëndetin tuaj.

  1. Kurse dhe trajnime

Kur i dedikoni kohë dhe para rritjes suaj profesionale dhe personale, ju mund të ndiqni një ëndërr, të takoni miq të rinj, të fitoni aftësi ose tek e fundit të mësoni një fakt të ri rreth botës. Përmirësimi i aftësive gjithashtu ndikon në përmirësimin e mundësive të punës suaj dhe vlerës në treg, kështu që investoni në një kurs që është i vlefshëm në shumë drejtime.

  1. Udhëtime gjatë fundjavës

Kush nuk i do udhëtimet… Fundjava është mënyra më e mirë për t’u shkëputur nga monotonia e ditëve të ngarkuara. Një fundjavë në lëvizje e rrethuar me njerëzit që të kuptojnë, dhe ku mund të argëtohesh si të ishe një milioner që nuk nevojë të punojë.

      6. Gjërat e vogla

Nuk ka asgjë të keqe të shpenzosh para për gjërat e vogla që më sjellin gëzim. Të pëlqen një kasë e re për telefonin tënd? Blije. Ke dëshirë të kesh një palë çopare të veçanta me logon e skuadrës tënde të zemrës? Mos e mendo dy herë.

Gjërat nuk e blejnë lumturinë. Por të investosh në shëndetin tënd mendor dhe fizik është një nga invetimet më të mira që mund të bësh, kështu që shpërbleje veten herë pas herë.

/ThriveGlobal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0