Gjeni hashtag-et më të popullarizuara në Instagram pa pagesë - Business Magazine Albania

Gjeni hashtag-et më të popullarizuara në Instagram pa pagesë


Dëshironi që llogaria juaj në Instagram të shihet nga mijëra njerëz dhe të fitoni më shumë ndjekës dhe pëlqime të reja? A e dini se ekziston një mënyrë e thjeshtë për t’i bërë postimet tuaja në Instagram të shfaqen para miliona njerëzve?

Ka një numër në rritje të njerëzve që ndjekin hashtag-e të ndryshme në Instagram. Mënyra më e lehtë që t’i tërhiqni këta ndjekës në profilin tuaj, është të shtoni hashtag-e në postimet dhe story-et tuaja. E gjitha çfarë ju duhet të bëni është të vendosni një listë me hashtag-e që lidhen direkt me përmbajtjen tuaj, dhe postimet tuaja në Instagram do të shfaqen në kryefaqen e atyre që ndjekin hashtag-et që ju i keni zgjedhur.

Keyword do t’ju ndihmojë të gjeneroni dhe të zgjidhni qindra apo edhe mijëra hashtag-e përkatës në pak sekonda. Vazhdoni të lexoni për të zbuluar se si.

Si të gjeni hashtag-e të popullarizuara në Instagram duke përdorur Keyword?

Në varësi të kërkesave tuaja, ju mund ta përdorni instrumentin Keyword për të gjeneruar një listë të hashtag-eve më të popullarizuara..

Thjesht shkruani një fjalë që lidhet me temën e postimit tuaj në kutinë e kërkimit dhe shtypni enter. Brenda sekondave, do të shihni një listë të hashtag-eve që mund t’i përdorni për postimet ose story-et tuaja.

Ju mund të shkruani fjalë ose sinonime të ndryshme të lidhura në kutinë e kërkimit për ta bërë Keyword të gjenerojë më shumë sugjerime të hashtag-eve. Përveç sugjerimeve të hashtag-eve, Keyword do t’ju tregojë numrin e postimeve që Instagram ka për çdo hashtag.

Nëse doni të gjeni vetëm hashtag-et e popullarizuara në Instagram, mund ta përdorni opsionin “Filtroni Rezultatet” nga menyja drop-down, që Keyword t’ju shfaqë hashtag-et që kanë një numër të veçantë postimesh. Duke përdorur filtra, ju mund të zgjidhni hashtag-et në varësi të nevojave tuaja.

Si i gjeneron instrumenti Keyword Hashtag-et në Instagram?

Me siguri keni vënë re që kur filloni të shkruani ndonjë fjalë në kutinë e kërkimit në Instagram, do të shihni sugjerime të kërkimit që shfaqen poshtë shiritit të kërkimit. Kjo veçori quhet autocomplete, dhe mjeti Keyword përdor autocomplete për të gjeneruar sugjerime të hashtag-eve.

Për të gjeneruar hashtag-e, Keyword merr fjalën që keni shkruar, shton simbolin # para fjalës, e vendos atë në kutinë e kërkimit në Instagram dhe tërheq një vëllim të madh sugjerimesh së bashku me një numërim të postimit për çdo hashtag.

Për të përdorur Keyword si një gjenerator të hashtag-eve – thjesht shkruani një fjalë në kutinë e kërkimit të Keyword dhe shtypni enter. Do të drejtoheni menjëherë në faqen e rezultateve të kërkimit me qindra hashtag-e që janë gjeneruar nga fjalët kyçe që keni shkruar.

Ju mund të zgjidhni hashtag-et më të njohura në Instagram duke shikuar numrin e postimeve që ata kanë, dhe t’i bëni copy-paste ato në Instagram kur jeni duke bërë një postim të ri.

Si të merrni më shumë pëlqime dhe të fitoni ndjekës në Instagram me hashtag-e të popullarizuara

Hashtag-et në Instagram përdoren për të tërhequr më shumë shikime në postime dhe story në Instagram. Por, kjo është e vështirë për t’u arritur thjesht duke përdorur një përzgjedhje të rastit të hashtag-e në postimet tuaja.

Për të marrë më shumë pëlqime dhe ndjekës, është e rëndësishme të shtoni vetëm hashtag-et që janë të ngjashme me postimet tuaja. Nëse fotot ose videot tuaja në Instagram shfaqen në faqet e ngjashme të hashtag-eve, ato kanë më shumë gjasa të marrin më shumë klikime, pëlqime dhe komente.

Është e rëndësishme të zgjidhni vetëm hashtag-et më të mira për postimin tuaj sepse ekziston një kufi i hashtag-eve në Instagram. Meqenëse ekziston një kufi në numrin e hashtag-ave që mund të përdoren për çdo postim, duhet të përdorni vetëm hashtag-et më të rëndësishme.

Një vend i mirë për të filluar kur zgjidhni hashtag-et është të shikoni numrin e postimeve që një hashtag ka për momentin. Duke përdorur Keyword, ju mund të eksperimentoni për të zgjedhur ose hashtag-e më të popullarizuar, hashtag-et mesatarisht të popullarizuar ose më pak të popullarizuar për fotot dhe videot tuaja në Instagram.

Keywordtool.io

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0