Gjenerata X: Luks nuk janë më produktet, por liria dhe përvojat - Business Magazine Albania

Gjenerata X: Luks nuk janë më produktet, por liria dhe përvojat

Një studim i ri tregon se për Gjeneratën X, ata që sot janë rreth 45–60 vjeç, luksin nuk e përkufizojnë më blerjet me status, por përvojat dhe liria për të bërë atë që duan.

Sipas një ankete nga Publicis Luxe dhe OpinionWay, kjo gjeneratë, e pozicionuar mes Baby Boomers dhe millennialëve, po e orienton gjithnjë e më shumë buxhetin e saj drejt investimit tek vetja, jo tek produktet premium.

Pse ka rëndësi ndryshimi i perceptimit për luksin?

Ideja e luksit është duke ndryshuar. Ai nuk lidhet më vetëm me sende të shtrenjta që shprehin status, por me experienca që pasurojnë jetën. Shembulli më i dukshëm vjen nga Kina, ku markat tradicionale të luksit po hasin vështirësi të lidhen me konsumatorë të goditur nga rënia e tregut të pasurive të patundshme dhe kërkesa e dobët në tregtinë me pakicë.

Lexo edhe: Pas Australisë, edhe Malajzia do të ndalojë rrjetet sociale për personat nën 16 vjeç

Kërkimet e WARC tregojnë se luksin modern e përkufizon më shumë identiteti dhe ndjesia, jo vetëm çmimi. Kjo do të thotë se markat duhet të jenë më të vëmendshme ndaj ndryshimeve kulturore dhe nevojave psikologjike të konsumatorëve, duke ofruar përvoja të cilësisë së lartë në çdo pikë të udhëtimit të blerjes.

Gjetjet kryesore të studimit

  • 70% e të anketuarve nga Franca dhe SHBA e lidhin luksin me përvoja si udhëtimi ose koha cilësore me të dashurit.

  • 43% e amerikanëve thonë se preferojnë përvojat ndaj sendeve materiale.

  • Më pak se 10% e konsiderojnë blerjen e luksit si investim të mirëfilltë.

  • 49% e francezëve preferojnë blerje të rafinuara, të thjeshta dhe të rezervuara.

  • Në Kinë, një e treta e të anketuarve thonë se “inovacioni” është cilësi kyçe që i shtyn t’i besojnë një produkti luksoz.

  • Shumica e të gjitha rajoneve pajtohen se “të jesh i lirë të bësh atë që do” është forma më e vërtetë e luksit sot.

Studimi është realizuar në SHBA, Emiratet e Bashkuara Arabe, Francë dhe Kinë.

Burimi: Publicis Luxe dhe OpinionWay

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0