Gjatë 2020-ës, 37 mijë shqiptarë u pajisën me leje në BE. Emigruan në Itali, Greqi, Kroaci dhe Francë - Business Magazine Albania

Gjatë 2020-ës, 37 mijë shqiptarë u pajisën me leje në BE. Emigruan në Itali, Greqi, Kroaci dhe Francë

37 mijë leje qëndrimi janë dhënë nga shtetet e BE për Shqipërinë në 2020-ën.Kjo shifër vjen me ulje nga 2019-ta kur qëndronte në nivelin 60 mijë, duke reflektuar edhe kufizimet që u vendosën për shkak të pandemisë.

Shtetet kryesore, të cilat kanë dhënë leje qëndrimi për shqiptarët janë Italia me 13 mijë, Gjermania, Greqia, Franca dhe një tjetër vend i Ballkanit Perëndimor Kroacia.

Kroacia është pjesë e unionit të BE, duke i dhënë kështu më shumë lehtësi shtetasve tanë për të punuar në eurozonë apo vende të tjera.

Arsyet kryesore për të cilat shqiptarët kanë marrë leje qëndrimi janë bashkimi familjar, për t’u arsimuar ose për të punuar.

Në total, BE ka dhënë rreth 2.2 milionë leje-qëndrimi, ku vendin e parë e mban Ukraina me rreth 600 mijë persona. Polonia ishte një nga vendet më mikpritëse të shtetasve të huaj gjatë 2020-ës, ndjekur nga Spanja, Gjermania dhe Franca.

Eurostat

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0