Giveway, pse JO? - Business Magazine Albania

Giveway, pse JO?

Në episodin e fundit të podcastit “TEKNOCAST nga Tomi Kallanxhi” u diskutua tema e Giveway-ve, një metodë që po përdoret shumë së fundmi nga bizneset dhe sidomos nga infuencerat.

Po sa efektive është kjo metodë?

E ftuara Adela Kallanxhi, nga Big Media Expert, e konsideron Giveway si një metodë të mirë dhe efektive për të sjellë vizitorë të rinj në faqe, por duhet të dimë se si ta përdorim këtë metodë në mënyrë që mos të bëjë efektin e kundërt. Bizneset paguajnë minimalisht 1000 euro për tu bërë pjesë e këtyre fushatave, por benefitet nga ky veprim janë shumë të vogla, për mos të thënë që nuk ka benefite në të shumtat e rasteve.

“Gjërat nuk duhen parë në një afat të shkurtër, por me një qëllim më afatgjatë”- thotë Adela dhe përmend faktin se marketerëve mund edhe tu vihen objektiva absurde nga drejtuesit e kompanive dhe ata detyrohen të zgjedhin Giveway si një alternativë të shpejtë rritjeje numrash. Edhe për Influencerat kjo mënyrë nuk është e duhura për të bashkëpunuar me bizneset, sepse mund të ndikojë për keq në audiencën e tyre.

A janë të informuar sa duhet kompanitë për mënyrat e marketingut në mediat sociale?

Tomi Kallanxhi thotë se mund të jetë me vlerë realizimi i trajnimeve në këtë fushë. Duke qënë se mediat sociale janë tashmë në qendër të vëmendjes për efektivitetin që kanë, duhet patjetër që të mësohet më shumë për to.

Podcastin e plotë mund ta dëgjoni këtu

Ka 3 mënyra se si realizohen giveway-t dhe një nga mënyrat më të mira për të rritur audiencën tonë në mediat sociale është bashkëpunimi me influencerat, por duhet të kemi kujdes në zgjedhjen e tyre. Që të realizojmë objektivin tonë duhet të investojmë në mënyrë të zgjuar duke zgjedhur personat e duhur me target-audiencën që ne synojmë.Podcastin e plotë mund ta dëgjoni këtu

Rritja eksponenciale e numrave në rrjetet sociale nuk është efektive, duhet më shumë të fokusohemi në rritjen organike duke patur në fokus klientin dhe shitjet. Është e rëndësishme që ju të keni një databazë për klientët tuaj, të dini se kush janë dhe pse blejnë te ju. Kjo është më e rëndësishme sesa numrat në mediat sociale.

Këto dhe shumë këshilla të vlefshme rreth marketingut dixhital do t’i gjeni në këtë episod të cilin mund ta dëgjoni këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0