Bledi, qyteti piktoresk slloven është shndërruar këto dy ditë në qendër të diplomacisë dhe reflektimit global, duke mirëpritur edicionin e 20-të të Forumit Strategjik të Bled-it (BSF). Që prej themelimit në vitin 2006, ky forum ka evoluar në konferencën kryesore ndërkombëtare të Europës Qendrore dhe Juglindore, ku liderë shtetesh, diplomatë, ekspertë dhe vizionarë mblidhen për të diskutuar çështjet më të ngutshme të kohës. Eventi ka mbledhur investitorë, organizata, kompani me ndikim në Europë, krerë shtetesh dhe qeverish dhe ministra të jashtëm. I pranishëm është edhe një delegacion shqiptar i kryesuar nga kryeministri Rama dhe ministri i Jashtëm Igli Hasani. Po ashtu edhe Kosova përfaqësohej nga ish ministria e Jashtme Donika Gërvalla-SchwarzKëtë vit, me moton “Një botë që po shpëton nga kontrolli”, BSF 2025 ofroi një platformë të fuqishme për reflektim dhe veprim në një periudhë të shënuar nga pasiguria gjeopolitike, rënie ekonomike, rritje të pabarazive dhe pasoja gjithnjë e më të theksuara të ndryshimeve klimatike.
Businessmag bisedoi me Genci Likoskendaj, konsull nderi i Sllovenisë në Shqipëri. ‘’Bled Strategic Forum vjen në një moment të komplikuar gjeopolitik botëror dhe ku sfidat ekonomike janë të mëdha. Si i tillë forumi nuk është veç politik apo me fokus biznesin, por është një forum miks për lidershipin, që përcjell mesazhin e një nevoje për një Evropë më konkurruese në rang global.’’ – shprehet Likoskendaj
Lexo edhe: Nga ChatGPT te vizionarët e rinj: TIME100 shpall figurat më me ndikim në AI, mungon Mira Murati
‘’Kënaqësi e veçantë pjesëmarrja dhe prania në nivelin e krerëve më të lartë vendimmarrës. Një moment kyç dhe strategjik për Evropën.’’ ‘’Forumi ftoi Evropën të rimendojë rolin e saj si aktor strategjik dhe të kontribuojë në ndërtimin e një të ardhmeje më bashkëpunuese.’’ – u shpreh ai.

Sipas Likoskendajt, forumi adresoi nevojën që Europa të ridimensionojë rolin e saj në forcimin e qeverisjes globale dhe rritjen e sovranitetit strategjik. Kjo nënkupton një unitet më të madh mes vendeve anëtare të BE-së, investime më të fuqishme në teknologji dhe inovacion, si dhe përballimin e sfidave të sigurisë dhe ekonomisë pa hequr dorë nga angazhimi në multilateralizëm.
Për të riformësuar me efektivitet rendin global, kërkohet ndërtimi i një besimi të ri mes shteteve dhe forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar. Europa duhet të angazhohet më fuqishëm me aleatët e saj për të përballuar sfidat e përbashkëta dhe për të dëshmuar se multilateralizmi mund të sjellë përfitime të ndërsjella. Vetëm kështu ajo do të mund të përmirësojë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të forcojë pozitën e saj globale.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.