Gen Z: Gjenerata kundër punës apo e ardhmja e sipërmarrjes? - Business Magazine Albania

Gen Z: Gjenerata kundër punës apo e ardhmja e sipërmarrjes?

Gen Z: Gjenerata kundër punës apo e ardhmja e sipërmarrjes?

“Gen Z-të janë kundër punës.” Mit apo realitet?

Aspiratat e gjeneratës së re janë temë diskutimi shoqëror që na prek të gjithëve. Gjenerata Z përfshin grupin demografik të lindur afërsisht midis viteve 1997 dhe 2012, duke pasuar Milenialët. Të njohur si “nativë dixhitalë”, Gen Z janë rritur me internetin dhe teknologjinë portative, duke qenë dëshmitarë të ngritjes së bizneseve online. Si e ka ndikuar kjo ata?

Gen Z-të në Evropë duan të nisin biznesin e tyre

Greek Apeiron Ventures, një fond investimi për fazën fillestare që fokusohet në ekonominë e Gen Z dhe transformimin e bizneseve, ka publikuar një studim të ri mbi aspiratat dhe motivimet sipërmarrëse të Gjeneratës Z në gjithë Evropën, në bashkëpunim me Z Link. Ky studim, i kryer me 691 pjesëmarrës të Gen Z, të moshës 17-26 vjeç, synon të ofrojë një panoramë mbi gjeneratën e ardhshme të themeluesve evropianë. Një nga gjetjet kryesore është se mbi 62% e të anketuarve kanë shprehur qëllime të larta për të nisur biznesin e tyre brenda 3-5 viteve të ardhshme. Më shumë se gjysma e pjesëmarrësve u shprehën se janë të motivuar nga ndikimi shoqëror. Për më tepër, 91% e të anketuarve theksuan se ndikimi social dhe mjedisor luan një rol kritik në ambiciet e tyre sipërmarrëse. Në lidhje me sektorët, çështja sociale që ata prioritizojnë më shumë është diversiteti dhe përfshirja, e ndjekur nga shëndeti dhe mirëqenia.

Lexo edhe: Prodhohet bateria e parë në botë prej diamanti!

54% janë të interesuar për të siguruar kapital nga investitorët ose fondet VC

Mentorimi është jetik për Gen Z-të. Më shumë se gjysma e pjesëmarrësve shprehën dëshirën për të gjetur një mentor për t’i mbështetur në rrugëtimin e tyre. Mënyra e tyre e preferuar e punës dhe marrjes së udhëzimeve është një përzierje mes bashkëpunimit dhe punës në ekip. Në lidhje me financimin, që Gen Z e konsideron sfidën më të madhe, 54% e të anketuarve dëshirojnë të sigurojnë fonde nga investitorët ose fondet e kapitalit sipërmarrës. Gjithashtu u theksua se Gen Z mund të jetë e gatshme të përdorë mënyra alternative financimi, si crowdfunding, që ofron më shumë kontroll mbi kompaninë. Megjithatë, liderët e ardhshëm të bizneseve theksuan rëndësinë e përmirësimit të aftësive të tyre në menaxhimin financiar, një fushë ku ata shohin boshllëqet më të mëdha. Të anketuarit gjithashtu treguan gatishmëri për të marrë pjesë në programe akselerimi për t’i ndihmuar në gjetjen e kapitalit, njohjen e tregut si dhe për të gjetur bashkëthemeluesit ose ekipin e duhur. Studimi tregon se aspiratat e Gen Z drejtohen drejt vetëpunësimit dhe rrugëve fleksibël të karrierës. Pjesëmarrësit e anketuar janë të gatshëm për të mbushur boshllëqet e tyre të njohurive, duke kërkuar mentorim dhe bashkëpunim, por duke mbajtur ende drejtimin për të marrë vetë vendime.

Motivimi pas studimit të Apeiron Ventures

Duke kuptuar këto nevoja dhe motivime, përpjekjet e Apeiron Ventures janë drejtuar drejt zhvillimit të sistemeve mbështetëse, opsioneve fleksibël të financimit dhe mentorimit. Më herët këtë vit, firma njoftoi nisjen e një fondi të ri investimesh për fazën fillestare me një financim fillestar prej €25 milionë. Fondi i ri synon dy fusha kryesore: transformimin e ndërmarrjeve dhe ekonominë e Gen Z. Apeiron Ventures do të investojë në një portofol prej 20-25 sipërmarrjesh gjatë 4 viteve të ardhshme. “Gen Z po riformëson sipërmarrjen, duke i dhënë përparësi autonomisë, qëllimit dhe ndikimit shoqëror. Shumë prej tyre do të nisin vetëm, duke përdorur inteligjencën artificiale për të inovuar me më pak burime njerëzore,” komentoi Dimitris Kalavros-Gousiou, Partner Themelues në Apeiron Ventures. “Ambiciet e tyre sfidojnë rrugët tradicionale dhe kanë potencialin për të riformësuar industritë, duke sjellë perspektiva të reja dhe të drejtuara nga vlera. Apeiron Ventures është e përkushtuar për të mbështetur udhëtimin e tyre transformues sipërmarrës,” ndau Gousiou.

the recursive

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Kurdoherë që shihni një person të suksesshëm, ju shihni vetëm lavditë publike dhe asnjëherë sakrificat private që janë bërë për t’i arritur ato.”
— Vaibvah Shah
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0