Gemini ishte termi më i kërkuar në Google gjatë vitit 2025 - Business Magazine Albania

Gemini ishte termi më i kërkuar në Google gjatë vitit 2025

Gemini ishte termi më i kërkuar në Google gjatë vitit 2025

Çdo vit, Google publikon një raport që nxjerr në pah termat më të kërkuar, duke ofruar një pamje të qartë të asaj që ka tërhequr më shumë vëmendjen dhe kureshtjen tonë kolektive, nga pop kultura dhe argëtimi, tek trendet e internetit dhe ngjarjet më të rëndësishme të vitit. Këtë vit, përdoruesit në mbarë botën kanë kërkuar gjithçka, nga hot honey dhe chatbot-ët e inteligjencës artificiale, deri te Toronto Blue Jays.

Është e rëndësishme të theksohet se raporti i Google nuk rendit termat më të kërkuar në përgjithësi. Nëse do ta bënte këtë, lista do të ishte e mbushur me kërkime të zakonshme si “weather”. Përkundrazi, “Year in Search” vë në pah termat që kanë shënuar një rritje të qëndrueshme të kërkimeve në vitin 2025 krahasuar me 2024. Sipas Google, termi më trend i vitit ka qenë “Gemini”, chatbot-i i inteligjencës artificiale i Google. Pas tij renditen “India vs England” dhe “Charlie Kirk”. Ndërkohë, edhe chatbot-e të tjera si DeepSeek kanë hyrë në listë, duke u pozicionuar në vendin e shtatë.

Lexo edhe: Nvidia ka një problem me paratë, ka më shumë seç duhet!

Në kategorinë e lajmeve, Google raporton se Charlie Kirk ka qenë tema më e kërkuar, ku termi “Charlie Kirk assassination” kryeson listën. Pas tij vijnë “Iran” dhe “US Government Shutdown”. Sa i përket ushqimit dhe recetave, vendin e parë e zuri kombinimi i ëmbël–pikant hot honey, ndërsa “Marry Me Chicken” dhe “chimichurri” plotësojnë top-treshen. Në kategorinë e filmave, termi më i kërkuar ishte “Anora”, i ndjekur nga “Superman” dhe “Minecraft Movie”. Ndërkaq, aktorja më e kërkuar e vitit ka qenë Mikey Madison, protagonistja e “Anora”. Lewis Pullman, i cili luan në filmin e Marvel “Thunderbolts”, renditet i dyti, ndërsa vendi i tretë i takon Isabela Merced nga “Superman”.

Në sport, “FIFA Club World Cup” kryesoi kërkimet globale, i ndjekur nga “Asia Cup” dhe “ICC Champions Trophy”. Sa i përket ekipeve sportive, Paris Saint-Germain F.C. ishte skuadra më e kërkuar, me S.L. Benfica dhe Toronto Blue Jays në vend të dytë e të tretë. Në botën e podcasteve, termi më i kërkuar ishte “The Charlie Kirk Show”, i ndjekur nga “New Heights” i Jason dhe Travis Kelce dhe “This is Gavin Newsom”.

Në botën e librave, kërkimi më trend i vitit ishte romani i Colleen Hoover, “Regretting You”. Pas tij renditen “Onyx Storm” i Rebecca Yarros dhe “Lights Out” i Naveesa Allen.

Raportin e plotë mund ta gjeni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0