Gazetarja shqiptare Mirela Sula bëhet pjesë e dokumentarit me Dalai Lama dhe Sharon Stone - Business Magazine Albania

Gazetarja shqiptare Mirela Sula bëhet pjesë e dokumentarit me Dalai Lama dhe Sharon Stone


Mirela Sula ka konfirmuar se ka qenë pjesë e këtij dokumentari bashkë me njerëz më me influencë në botë, dhe në prill, sipas saj, ajo të jetë e pranishme në Chicago, në premierën e këtij filmi.

Është realizuar dokumentari për Dr. Ervin Laszlo, filozof i famshëm hungarez, dokumentar që është punuar në Los Angeles, premiera e së cilës do të prezantohet brenda këtij viti. Në këtë dokumentar është përfshirë edhe gazetarja dhe psikologia shqiptare Mirela Sula, e cila me ZErvin Laszlo ishte takuar përgjatë punës së saj si gazetare.

Por e veçanta është se në këtë dokumentar kanë marrë pjesë njerëz shumë të fuqishëm në nivel botëror, duke përfshirë edhe Dalai Lama e Sharon Stone.

Mirela Sula dhe Ervin László

/KultPlus

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0