Gazësjellësi TAP, 101 milionë € investime në 2015 - Business Magazine Albania

Gazësjellësi TAP, 101 milionë € investime në 2015


Gazësjellësi Trans Adriatik Pieline (TAP) ka angazhuar për investime gjatë vitit 2015, afërsisht 12,7 miliardë lekë, shumë kjo ekuivalente me 101 milionë euro.

Dega e TAP AG në Shqipëri ka dorëzuar bilancin e aktivitetit në QKR sipas të cilit shihet se vlera e punimeve në proçes i ka kaluar të 12 miliardë lekët.

Pasqyrat financiare të kompanisë tregojnë se totali i detyrimeve të degës në Shqipëri arrin në fund të vitit 2015 në 14.7 miliardë lekë, nga të cilat 6.3 miliardë lekë janë detyrime afatshkurtëra, të cilat pothuajse të gjitha janë borxhe ndaj furnitorëve të kompanisë. Pjesa tjetër 8.3 miliardë lekë janë detyrime afatgjata, të cilat janë raportuar si borxhe ndaj kompanisë mëmë.

Sipas të dhënave më të reja të projektit, në Shqipëri ka përfunduar rreth 64% e punimeve në infrastrukturën rrugore. Aktualisht mësohet se ka përfunduar ndërtimi i 27 urave dhe i 2 akseve rrugore.

Me herët gjatë muajit korrik shefi i departamentit të Financës në kompaninë shtetërore të gazit azer, Vagif Aliev tha se janë realizuar 19.5% e punimeve me një kosto prej rreth 877 milionë euro, nëpër të gjitha vendet ku kalon projekti. Në total projekti parashikohet të ketë një kosto prej 6.3 miliardë euro.

Për projektin e fushës së Shah Deniz 2 ka shpenzuar deri tani rreth 24 milionë euro, shifër që përbën rreth 72% të punimeve ose rreth 2.5% më shumë se niveli i parashikuar për këtë fazë.

“Ne jemi në bisedime me institucione ndërkombëtare për të tërhequr fonde për ndërtimin e Korridorit Jugor të Gazit. Kjo nuk nënkupton që ne po hasim vështirësi për investimet”, tha Aliev.

Azerbajxhani do të investojë në total në projektin e Korridorit Jugor të Gazit rreth 14 miliardë dollarë, gjysma e së cilës do të huazohet nga institucionet ndërkombëtare financiare. Socar zotëron 16.7% të aksioneve në projektin e Korridorit Jugor të Gazit, 58% në Tanap dhe 20% në TAP.

Burimi: monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0