Garë për ese. Çfarë do të thotë Nato për ju? - Business Magazine Albania

Garë për ese. Çfarë do të thotë Nato për ju?


NATO po feston 70 vjetorin. Ky moment historik do të përputhet me 20 vjetorin e vendosjes së KFOR-it në Kosovë. Kjo është një nxitje e shkëlqyeshme për të ofruar këtë mundësi unike duke ftuar profesionistët e rinj të paraqesin esetë e tyre.

Interesi është të dihet se si e perceptoni NATO-n, çfarë do të thotë NATO për ju, cila është rëndësia e NATO-s si ofrues i sigurisë në Kosovë dhe më e rëndësishmja ne duam të lexojmë dhe të ndajmë përvojën dhe historinë tuaj personale lidhur me vendosjen e NATO-s dhe KFOR-it në Kosovë.

Udhëzimet e përgjithshme:

 Konkursi i eseve është i hapur për të gjithë studentët dhe të diplomuarit (mosha 18 – 24)

 Autorët duhet të dorëzojnë një ese prej 800-1200 fjalë për këtë temë. Ese-të me më shumë se 1200 fjalë nuk do të merren parasysh.

 Esetë duhet të shkruhen duke përdorur: Times New Roman 12, double space.

 Shënimet në fund të faqes duhet të integrohen në tekst duke përdorur: Harvard Style.

 Shkruani esenë në gjuhën shqipe ose angleze.

 Jini origjinal dhe ndani përvojën dhe historinë tuaj.

Çmimi:

 Tri esetë më të mira do të marrin nga 150 Euro dhe një Certifikatë.

Si të aplikoni?

Dërgoni esenë tuaj së bashku me një dokument identifikimi (Letërnjoftim, Pasaport apo ID e Universitetit) tek donika.emini@qkss.org jo më vonë se 17 maj 2019 në 23:59.

Cili është përfitimi juaj?

Tri esetë e zgjedhura nga të dy grupet e pyetjeve do të shqyrtohen nga ekspertë dhe do të publikohen në faqen e Facebook të QKSS-së.  Nëse jeni i interesuar për një karrierë në Hulutim dhe shkrime, shqyrtimi nga një ekspert i eseve është një përvojë e çmuar. Përveç kësaj, duke pasur një artikull të botuar në një botim të shquar, si QKSS dhe NATO PDD, do t’ju ndihmojë të zhvilloni dhe të vazhdoni karrierën në sektorin e sigurisë.

Esetë fituese do të zgjidhen nga një juri e ekipit hulumtues të QKSS- së. Fituesit do të shpallen në faqën e Facebook-ut të QKSS-së jo më larg se 10 ditë pas përfundimit të afatit.

Afati për dorëzim: 17 maj 2019

Ky aktivitet mbështetet nga Divizioni i Diplomacisë Publike të NATO-s (NATO PDD) dhe zbatohet nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS).

/Kosovar Center for Security Studies-KCSS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0