GameStop: rebelimi kundër ‘’ujqërve’’ të Wall Street - Business Magazine Albania

GameStop: rebelimi kundër ‘’ujqërve’’ të Wall Street

GameStop është një shitës video-lojërash, emri i të cilës mund të mos jetë i njohur për shumëkënd, por ajo është vendosur në fokusin e Wall Street-it, që kur vlera e aksioneve të saj u rrit me mijëra përqind kohët e fundit dhe kjo falë këmbyesve amatorë në Reddit.

Kur mendon për bursat tradicionale, investitorët blejnë aksione në ato kompani që duket se po ecin mirë. Për shembull, konsumatorët e Apple do të vazhdojnë të blejnë iPhone ose në 2021, kompanitë që prodhojnë maska mbrojtëse, shkojnë mirë. Por mund të ndodhë edhe e kundërta. Nëse investitorët mendojnë se një kompani është në rënie dhe aksionet e saj janë të mbivlerësuara, ata mund të vënë bast kundër saj për të bërë para.

Pikërisht këtu hyn në lojë GameStop. Kjo kompani që ka dyqanet e saj në SHBA i lejon njerëzve të marrin me qira apo të blejnë video lojëra. Gjatë pandemisë, dhe më parë, kjo industri është zhvendosur shumë online. Shumë investitorë mendonin se modeli i biznesit të GameStop ishte i vjetruar ndaj ata vunë bast kundër saj. Ata prisnin të shihnin që aksionet e Gamestop të binin, por e kundërta ndodhi. Disa vlerësime thonë këtë javë se vlera e këtyre aksioneve është rritur në 700 për qind. Në platformën e medias sociale Reddit, përdoruesit janë bërë bashkë duke inkurajuar njëri tjetrin të blejnë aksione të GameStop dhe kanë bërë që vlera e tyre të rritet. Ata thonë se po e bëjnë këtë për të luftuar kundër sistemit: se ata thjeshtë po marrin pjesë në një lloj manipulimi të tregut që fondet e investimit e kanë bërë gjithnjë.

Vetë GameStop nuk është bërë domosdoshmërish një kompani shërbimet e të cilës janë më të kërkuara, por përdoruesit në Reddit, me gjasë, janë bërë më të pasur duke blerë aksionet për shifra të vogla para se ti shisnin ato për pesë apo gjashtë herë më shumë. Momentalisht, aksionet e Gamestop kanë rënë po aq shpejt sa u rritën, por ama bursa u shkund nga një forum i vetëm në Reddit dhe pasojat afatgjata të kësaj që ka ndodhur, mbetet të shihen.

NYTIMES

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0