Në datë 2 Korrik, GameON organizoi finalen e Red Bull Solo Q Albania për League of Legends. Eventi u krye në premisat e Kinema Millennium në Tiranë duke nisur nga paraditja e deri pasdite.
Red Bull Solo Q është turneu global 1v1 i League of Legends, i cili sjell lojtarët nga e gjithë bota të konkurrojnë për të triumfuar dhe promovuar lojtarët e rinj të cilët duan të kenë një karrierë në eSports. Ky ishte Edicioni i Tretë që GameON organizonte Kualifikueset për Shqipërinë të Red Bull Solo Q, i cili vinte pas një pauze të Solo Q në 2021 për shkak te pandemisë.
Me GameON që po hyn në vitin e 6 që nga themelimi, është e qartë që komuniteti është rritur masivisht dhe ekipi ka marrë mjaft eksperiencë gjatë kësaj kohe, nëpërmjet partnerëve lokal dhe global.

Këta partnerë i kanë lejuar të ndjekin vizionin e tyre për të ofruar struktura ku gamers mund të bashkohen, informohen, edukohen dhe argëtohen. Prandaj një falenderim special për të gjithë të përfshirët në këtë projekt: Red Bull, Gjirafa, FaceIT, Riot Games, AOC dhe Freakz4U duke e bërë këtë një ndër eventet me organizimin dhe pjesëmarrjen më të mirë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë!
Gjatë eventit u mblodhën 240 ndjekës të cilët e mbushën plot sallën e Millennium. E përveç ndjekësve live, kishte mijëra ndjekës online dhe një ndërveprim aktiv mes komunitetit të gaming në Shqipëri.
Pjesëmarrësit erdhën gjatë paradites kur kishin mundësi të flisnin me stafin e GameON, të bënin network me komunitetin, të luanin me pajisjet e ofruara nga Gjirafa50, të konsumonin diçka nga banketi si dhe normalisht red bulls nga stafi i Red Bull.
Pas eventit të networking, pjesëmarrësit ishin gati të zinin vendet e tyre brenda në kinema për të ndjekur 16 finalistët e Red Bull Solo Q, të cilët u përballën me njëri tjetrin derisa nxorrën një fitues, i cili ishte Gesi Dano. Gjatë gjithë kohës audienca ishte elektrizuese për vetë lojtarët, por po ashtu dhe për prezantuesit si dhe casters të GameON Albania.
Përshtypjet e lojtarëve ishin shumë të mira pas eventit duke e krahasuar me evente globale të League of Legends nga ana e organizimit dhe promovimit. Pjesëmarrësit nga ana tjetër shprehën mirënjohje për këtë event i cili ofroi një eksperiencë ndryshe e cila nuk ndodh ose ndodh mjaft rrallë në trevat shqiptare. Partnerët dhe aktorët në ekosistem së fundmi dolën mjaft të kënaqur nga Red Bull Solo Q i cili ishte një ngjarje që tejkaloi pritshmëritë e tyre.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto