Gallup: Punonjësit shqiptarë punojnë më shumë, por vuajnë mirëqenien mendore - Business Magazine Albania

Gallup: Punonjësit shqiptarë punojnë më shumë, por vuajnë mirëqenien mendore

Raporti i vitit 2025 i Gallup mbi Gjendjen e Vendeve të Punës në Botë, e reflekton Shqipërinë të tillë, me punonjës shumë të angazhuar në detyrat e tyre, po me mirëqenie mendore tejet të cunguar. Punonjësit në Shqipëri kanë një gradë të lartë angazhimi në punë, sipas një anketimi të fundit të realizuar nga Gallup. Mirëpo njëkohësisht, ata janë ndër më të stresuarit dhe një pjesë e lartë, mendojnë në mënyrë aktive se si të lënë punën, apo të gjejnë një mjedis më motivues për ta.

I ndarë në disa pika, anketimi i Gallup tregon se Shqipëria shfaq rritje sa i takon angazhimit të punonjësve në punë, duke mbajtur vendin e dytë në Evropë, pas Rumanisë.

Mirëpo kur vjen puna te vlerësimi i jetës së tyre, ata radhiten në vendin e 28-ë, shumë larg fuqive evropiane si Finlanda, Islanda, Danimarka, apo Suedia, të cilat prej vitesh mbretërojnë në vlerësimin e cilësisë së jetës nga punonjësit, për shkak si të pagave të larta, ashtu edhe të benefiteve në termat e pushimeve, apo mjedisit të mirë të punës.Stresi te punonjësit shqiptarë është shumë i lartë. E pranojnë 46% e punonjësve se kanë stres të vazhdueshëm në mjedisin e tyre të punës. Shqipëria në këtë aspekt reflekton të dhëna më të larta edhe se rajoni, i cili shfaqet më mirë.

Inati, apo episodet e mllefit, po ashtu janë të lartë në Shqipëri, edhe pse shfaqen më rrallë se sa në vende të tjera evropiane.

Lex edhe: Po kërkon punë jashtë? Këto janë vendet ku merr vizën më shpejt se kafen

Mërzia ndërkaq është ditore dhe e rregullt në një në pesë punonjës shqiptarë, të cilët shënojnë në anketë se ata në mënyrë ditore kanë ndjesi mërzie dhe të tjera të ngjashme. Vetmia radhitet po ashtu si faktor tejet shqetësues, e matur për të parën herë nga Gallup gjatë vitit 2025. Shqiptarët janë të dytët më të vetmuarit dhe vetëm qipriotët e tejkalojnë shifrën.

Në bazë të studimit, dy në pesë punonjës shqiptar përjetojnë vetminë rregullisht, në terma ditorë. Klima e punës është mesatare, ku në fakt një shumicë prej 59% e shqiptarëve mendojnë se në zonën ku ata jetojnë, është një kohë e përshtatshme për të gjetur sot një punë. Pra, nuk ka vështirësi të mëdha në treg, apo në profilet e tyre.

Matja e fundit, e cila ngre po ashtu shqetësim, është fakti se thuajse katër në dhjetë punonjës në mënyrë aktive kërkojnë të gjejnë një punë tjetër dhe të lënë atë aktualen. Lajmi i vetëm i mirë në këtë aspekt është fakti se shifra është ulur, nga 42% që ka qenë më parë, ndërsa tani është 36%.

AP

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0