Galaxy Wide, telefoni më i lirë nga Samsung - Business Magazine Albania

Galaxy Wide, telefoni më i lirë nga Samsung


Samsung do të sjell një telefon të lirë në tregun koreano-jugor. Në vend të prezantimit të Galaxy J5 dhe J7 gjatë këtij viti në Evropë, kompania ka vendosur të lançojë edhe Galaxy Wide në Korenë Jugore, shkruan Digitaltrends.

Megjithatë, duket se pajisja e re nuk do të sjell shumë risi pasi që thuhet se do të jetë shumë e ngjashme me Galaxy On7.

Galaxy Wide pritet të ketë çmim të volitshëm. Wide do të lansohet në treg me vlerën fillestare prej 276 dollarëve.

Pajisja do të ketë ekran prej 5.5” me rezolucion prej 1280 x 720 piksel. Procesori në Wide do të jetë Snapdragon 410 me kapacitet prej 1.2 GHz. RAM memoria e pajisjes do të ketë 2GB ndërkohë që hapësira e brendshme vjen me 16 GB kapacitet.

Përmes mikro kartelës, hapësira e brendshme mund të rritet deri në 128 GB.

 

/ Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0