Pavarësisht nëse jeni duke dëgjuar muzikën tuaj të preferuar, ose thjesht duke dëgjuar tingujt e mjedisit përreth jush, Galaxy Buds2 Pro ofron tingullin më të qartë për të gjithë. Samsung pasqyron përpjekjet e tij për të ndihmuar të gjithë ata që kanë vështirësi në dëgjim, të shijojnë më mirë tingujt e botës përreth tyre me prezantimin e “Ambient Sound”.
Për një teknologji më të aksesueshme dhe gjithëpërfshirëse
I disponueshëm më parë në tre nivele personalizimi, veçoria e përditësuar e ”Ambient Sound” —e cila u jep përdoruesve mundësinë për të dëgjuar dhe për të qëndruar të vetëdijshëm për mjedisin që rrethohen — tani ofron dy nivele shtesë. Tashmë me pesë nivele amplifikimi “Ambient Sound” u mundëson përdoruesve përmirësim të dëgjimit.
Lexo: Si të përgatisni shtëpinë tuaj për ta nxjerr në shitje?
Për të vlerësuar efikasitetin e kësaj veçorie të re, u ndërmor një provë klinike nga laboratori i kërkimit i Universitetit të Iowa-s , të ndihmës së dëgjimit dhe plakjes. Hulumtimi i tyre arriti në përfundimin se Galaxy Buds2 Pro përmirësoi ndjeshëm perceptimin e të folurit tek ata me humbje të dëgjimit të butë deri në të moderuar. Një provë e ngjashme e kryer nga Qendra Mjekësore Samsung, zbuloi gjithashtu se Galaxy Buds2 Pro mund të jetë një mjet efektiv për të ndihmuar ata që kanë humbje të dëgjimit të butë deri në mesatar për të komunikuar më mirë në një vend të qetë.
Opsione të reja për personalizimin e audios
Me këtë veçori të përmirësuar, përdoruesit e Galaxy Buds2 Pro mund të rregullojnë gjithashtu cilësimet e tyre të “Ambient Sound”për një sërë nevojash. Përdoruesit mund të rregullojnë volumin në të majtë dhe në të djathtë, si dhe të personalizojnë gamën e tonit të tyre “Ambient Sound” nga i butë në i pastër në pesë nivele të ndryshme. Për më tepër, “Ambient Sound” mund të përshtatet me formen e veshëve të përdoruesve përmes veçorisë “Adapt Ambient Sound”, duke ofruar edhe më shumë qartësi për t’i ndihmuar përdoruesit të dëgjojnë më mirë botën përreth tyre.
Lexo: Si të përgatisni shtëpinë tuaj për ta nxjerr në shitje?
“Ne jemi krenar që po prezantojmë veçorinë e re të aksesueshmërisë së përmirësuar të Galaxy Buds2 Pro për përdoruesit” tha Han-gil Moon, Shef i Laboratorit të Avancuar Audio, MX Business në Samsung Electronics. “Samsung do të vazhdojë të punojë për të ndihmuar çdo përdorues të përjetojë audion më të mirë të mundshme në çdo kohë dhe kudo me Galaxy Buds2 Pro.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.