Si të përgatisni shtëpinë tuaj për ta nxjerr në shitje? - Business Magazine Albania

Si të përgatisni shtëpinë tuaj për ta nxjerr në shitje?

Nëse doni të nxirrni shtëpi në shitje dhe doni që shtëpia juaj të shitet më shpejt do t’ju duhet të investoni kohë e të bëni përpjekje për ta përgatitur shtëpinë tuaj që të shitet me një çmim më të lartë. Kini parasysh që sa më shumë shtëpia juaj të qëndrojë e listuar për shitje aq me e vështirë do të jetë për tu shitur. Gjëra të tilla si riparimet e ndryshme dhe pastrimi mund të ndihmojnë në tërheqjen e ofertave më të mira, por ky gjithashtu mund të jenë një proces që kërkon kohë dhe i kushtueshëm.

Identifikoni riparimet dhe bëni një plan 

Ju mund të keni jetuar për shumë vite në këtë shtëpi dhe mobiljet e pjesë të tjera të shtëpisë mund të jenë konsumuar. Dyer që bëjnë zhurmë, dritare që nuk hapen ose tualet që rrjedh janë disa prej problemeve të cilat mund të duken të vogla. Blerësit mund ti shohin këto probleme të vogla si detaje të cilat ulin vlerën e shtëpisë tuaj ose mund ti përdorinë si justifikime për të negociuar mbi çmimin dhe për të blerë një pronë me çmim më të ulët nga tregu. Në qoftë se keni dhe probleme të tjera, blerësit mund të dyshojnë se me blerjen e kësaj prone mund të vijnë dhe probleme të tjera. Kontrolloni çdo dhomë të shtëpisë tuaj dhe shënoni të gjitha riparimet që duhet të bëni. Shikoni për të çara në mure ose probleme të tjera në dysheme.

Në kuzhinë, elektroshtëpiaket duhet të jenë në gjendje pune. Kontrolloni të gjithë dollapet dhe sirtarët për tu siguruar që ato hapën dhe mbyllen në mënyrë të rregullt. Rubinetat e kuzhinës dhe tualetit duhet të jetën funksional dhe të mos pikojnë. Gjithashtu dushi dhe vaska nuk duhet të kenë pllaka të thyera. Kontrolloni nëse kondicionerët punojnë siç duhet. Nëse ju jetoni në një vilë, siguroohuni që ambjentet e jashtme si oborri të duken bukur, pa pellgje nga moti i keq apo bari i paprerë. Veranda dhe gardhi gjithashtu duhet të jenë në gjendje të mirë.

Largoni rrëmujën dhe pastroni

Kuzhinat e mëdha, tualetet dhe magazinat kanë tendencën ti rrisin vlerën pronës tuaj. Mundohuni të largoni sendet tuaja nga shëpia. Kontrolloni të gjitha hapsirat e shtëpisë tuaj për të pastruar dhe organziuar çdo hapsirë. Mos zgjidhni thjesht ti fusni gjërat në dollape, magzina apo bodrume pasi blerësit do mundohen të shohin dhe këto pjesë të shtëpisë tuaj. Përdorni kuti magazinimi dhe vendosini gjerat në mënyrë të rregulltë brenda dhe vendosini në hapsira si dollape, poshtë pallatit etj. Kujdesuni që të lëvizni dhe mobiljet dhe ti vendosni disa prej tyre në vende që nuk pengojnë blerësit të lëvizin nëpër shtëpi. Kujdesuni që mobiljet mos të pengojnë dyret apo dritaret.

Largoni sendet personale nga shtëpia juaj

Pasi të keni pastruar shtëpinë, filloni të largoni sendet tuaja përsonale. Qëllimi është që kur ta shisni blerësi të bie në dashuri me shtëpinë dhe të imagjinojnë jetën e tyre aty brenda së bashku me sendet e tyre personale. Kjo mund të jetë e vështirë të ndodhi duke pasur aty sendet tuaja.
Neutralizoni hapsirën duke larguar sende të tipit: foto familjare, suvenire, simbole fetarë, diploma dhe certifikata, CD dhe DVD etj. Ju nuk dëshironi që blerësi të ndihet sikur po pushton hapsirën tuaj personale. Gjithashtu konsideroni të shtoni disa aksesor ose mobilje të cilat mund të duken të dala mode, pasi nuk do të donit që shtëpia juaj të mos shitet për shkak se blerësi shpërqëndrohet nga mobiljet tuaja.

Rifreskoni bojën

Lyerja e shtëpisë tuaj mund të bëj atë të duket si e re. Në fakt ky është veprimi i parë që rekomandohet nga agjentet imobiliar që shitësit duhet të bëjnë para se ta shesin. Kjo gjë mund të bëj që disa dhoma të duken dhe më të mëdha. Kini kujdes në ngjyrën që zgjidhni. Ekspertet rekomandojnë ngjyra neutrale me tone të ngrohta si bezha, gria, pana, rozë pastel. Këto ngjyra shkojnë me çdo gjë, dhe ndihmon blerësin të imagjinojë veten me sendet e tij në shtëpinë tuaj Nëse nuk keni kohë të lyeni të gjithë shtëpinë ju mund të lyeni vetëm hapësira si kuzhina, tualeti, ballkoni dhe koridori.

Bëjeni që të ndihet si shtëpi

Hapi i fundit është që të bëni shtëpinë tuaj të ndihet e ngrohtë. Qëllimi është që të krijoni një përshtypje të parë shumë të mirë kështu që blerësit do të duan ta blejnë shtëpinë tuaj. Nuk ka nevojë të harxhoni shumë para – disa ndryshime të vogla mund ta bëjnë dhomën që të duket si e re. Gjeni inspirim nëpër emisione të ndryshme ose video të ndryshme dhe përshtasni shtëpinë sipas mundësive tuaja. Nuk ka nevojë ta bëni këtë gëj për të gjithë shtëpinë por vëtëm në disa ambjente. Fokusohuni më shumë tëk kuzhina, dhoma e ndenjes, dhoma kryesore e gjumit dhe tualeti. Në kuzhinë mund të vendosni një frutiere plot me fruta të freskëta të stinës dhe të vendosni mbulesa të bukra të tavolinës.

Tek dhoma e ndenjes, vendosni mbulesa të ngrohta sipër divani dhe shtoni një vazo me lule të freskta në tavoline. Ndërroni peshqirët në tualet dhe vendosni sapunë dekorativ. Vendosni disa libra dhe çajnik në komodinën anash krevatit. Gjithashtu mund të vendosni një pikturë në cep të dhomës. Kjo mund të jetë gjë shumë e mirë sidomos në qoftë se mobiljet tuaja nuk janë në gjendje shumë të mirë. Gjatë gjithë kohës shiten shtëpi në Shqipëri prandaj jemi të sigurt se duke ndjekur guidën tonë jemi të sigurt që shtëpia juaj do të shitet shumë shpejt.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0