Gabimi që mund të shkatërrojë një intervistë pune në 1 minutë - Business Magazine Albania

Gabimi që mund të shkatërrojë një intervistë pune në 1 minutë

Gabimi që mund të shkatërrojë një intervistë pune në 1 minutë

Një intervistë pune nuk fillon kur bëhet pyetja e parë, por sapo hyni në derë sjellja juaj gjykohet.

Sipas William Vanderbloemen, CEO i firmës së kërkimit ekzekutiv Vanderbloemen Search Group, intervistuesit i kushtojnë vëmendje të veçantë një gjëje: në cilën orë paraqiteni në takim.

“Gjithmonë më habit se sa shumë njerëz vijnë edhe dy minuta me vonesë për një intervistë me një filxhan kafe të freskët në dorë”, thotë Vanderbloemen, i cili ka intervistuar mbi 30,000 kandidatë për punë.

Lexo edhe:Punëkërkuesi: Pyetjet për të bërë në një intervistë

Natyrisht, shumica e menaxherëve të punësimit janë empatikë ndaj urgjencave të minutës së fundit, vështirësive teknike dhe trafikut të rënduar, por Vanderbloemen thotë se paraqitja vonë në një intervistë pune pa njoftim paraprak është një “flamur i kuq”.

“Përpikëria është testi i parë nëse po e merrni seriozisht këtë punë dhe nëse mund t’i besoni përgjegjësitë e rolit,” shpjegon ai. “Kur vendosni një takim me dikë, ju jeni duke bërë një marrëveshje dhe kur zgjidhni ta prishni atë marrëveshje, kjo do t’i bëjë njerëzit të fillojnë të vënë në dyshim integritetin dhe besueshmërinë tuaj.”

Arritja shumë herët për një intervistë pune mund të jetë gjithashtu e rrezikshme. “Nëse jam në mes të një takimi tjetër, ose bëj një pushim midis telefonatave, nuk është e dobishme që dikush të më presë për 15-20 minuta përpara telefonatës sonë të planifikuar,” thotë Vanderbloemen.

Koha më e mirë për t’u paraqitur në një intervistë pune është pesë minuta para kohës së planifikuar të fillimit, thotë ai. Paraqitja në kohën e duhur – jo shumë herët dhe jo shumë vonë – mund të duket si një detaj i vogël në skemën e madhe të një interviste pune, por mund t’ju ndihmojë të bëni diferencën nga konkurrenca juaj.

“Intervistat e punës mund të jenë stresuese, por bëhet shumë më e lehtë kur shfaqeni të përgatitur”, thotë Vanderbloemen. “Të jesh i përpiktë është hapi i parë për të vërtetuar gatishmërinë tënde.”

tp

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0