Gabimi që bëni kur takoni klientët për herë të parë

Gabimi që bëni kur takoni klientët për herë të parë


Për të ndërtuar raporte, ju keni nevojë të thyeni akullin me diçka që është origjinale dhe e rëndësishme.

Skenari: Po takoni për herë të parë një klient, konsumator apo investitor potencial. Jeni futur në zyrën e tyre. Uleni, shikoni vërdallë, vini re një foto që spikat, një model anijeje kozmike apo një flamur të një skuadre. Për të thyer akullin dhe për të ndërtuar marrëdhënie, ju thoni gjëra si:

“Uau, sa foto e bukur”.

“A je tifoz i kësaj skuadrës?”

Lëvizje e gabuar.

Biseda të tilla ju bëjnë të dukeni të mërzitshëm dhe jo-origjinalë. Qindra të tjerë janë përpjekur t’a thyejnë akullin duke folur për këto gjëra, aq sa klienti është mërzitur prej tyre. Ju nevojitet një përgjigjie entuziaste, që do t’ju shërbejë të ndërtoni raporte. Ajo që merrni në vend të kësaj është një mbyllje bisede me takt, “Po, e kam dhuratë”.

Edhe nëse futeni në bisedë duke folur për gjëra të tilla, është e pamundur të kaloni nga “Çfarë mendoni për këtë ekip”, në “Cilat janë problemet më të mëdha të biznesit tuaj?”, (apo pyetje të tjera lidhur me biznesin).

Lexoni: Si të mahnisni klientët e ardhshëm në takimin e parë

Çfarë duhet të bëni në vend të kësaj? Është e thjeshtë: Kërkoni për background-in e klientit dhe niseni bisedën duke e pyetur për diçka që ka bërë në të shkuarën, diçka ideale që ka potencialin për t’a orientuar bisedën drejt gjërave për të cilat doni të flisni.

Ja disa shembuj:

“Kur bëra kërkimet e mia për këtë takim, vura re që keni folur për Poiuyts në konferencën e Veeblefetzer dy vjet më parë. Kjo është një çështje që hap shumë diskutime, prandaj jam kurioz t’a di sesi u prit prezantimi juaj”.

“Në profilin tuaj të LinkedIn lexova se keni punuar në sektorin e pajisjeve mjekësore para se të lëviznit tek teknologjia. Jam i bindur që këto industri kanë shumë të përbashkëta, por nuk mund të ndaloj së menduari se ka disa ndryshime në mënyrën sesi këto dy industri operojnë”.

“Kam dëgjuar se keni punuar në skuadrën e zhvillimit të Potrezebie. Ndërkohë që punonit për të, a e dinit se do të kishte kaq shumë sukses?”

Kjo mënyrë ju ofron 3 avantazhe:

Tregon se keni bërë kërkime të mjaftueshme për takimin.

I mundëson klientit të flasë rreth temës së tij të preferuar, apo vetes së tij.

Meqë nuk po e nisni bisedën duke folur për biznes, ju jep më shumë mundësi t’a vazhdoni atë duke folur për çështje biznesi.

Inc

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0