Për të zhvilluar një biznes nevojitet më shumë se pasion, kreativitet dhe punë.
Një aftësi kryesore që nuk vlerësohet mjaftueshëm është aftësia për të menaxhuar negociatat që vijnë me çdo biznes. Rezultatet janë mundësi të humbura, kontrata të vafëra apo biznese që dështojnë.
Në të gjithë kemi nevojë të njohim dhe të parandalojmë gabimet në negociata para se ato të ndodhin.
Gabimet më të zakonshme i kemi rendtur si më poshtë:
- Fokusimi vetëm tek interesat personale.
Nëse nuk punoni për të njohur dhe kuptuar nevojat dhe prioritetet e atyre me të cilët duhet të negocioni, ju nuk do të përfitoni nga detajet që do të sjellin një shpërblim më të madh për të dyja palët.
Mos harroni se çdo biznes dhe marrëdhënie duhet të jetë një raport fitim-fitim dhe jo fitim-humbje.
- Pasioni ju bën më shumë optimist dhe ju rrit më shumë vetëbesimin.
Bindja se inovacioni juaj nuk mund të dështoj do të sjellë të papritura të padiskutuara e të padokumentuara dhe nuk do të jeni në gjendje të kosideroni se marrëveshjet mund të prishen apo njerëzit mund të jenë jo të besueshëm.
Negociatat janë një rrezik më madh se shitjet.
- Përcaktimi i fitores si mbyllja e një marrëveshjeje-në moment.
Ndonjëherë asnjë marrëveshje apo një marrëveshje në të ardhmen është alternativa më e mirë. Ju gjithmonë duhet të merrni në konsideratë ndikimin afatgjatë të një veprimi të menjëhershëm, besimit, negociatave në të ardhmen dhe marrdhënieve që zgjasin.
- Pranimi i një kompromisi për t’i bërë gjërat më shpejt.
Shumë prej jush janë “bërës”, të cilët praktikojnë multitasking nën presionin e shumë punëve dhe e masin suksesin nga sa gjëra bëhen.
Ju ndoshta doni të shmangni konfliktet apo të deklaroni fitoren duke firmosur një kompromis për të cilin më vonë do të pendoheni. Asnjëherë mos sakrifikoni parimet apo integritetin tuaj.
- Qasja në negociata si një sport individual.
Si pronar biznesi, ju mbijetoni nga veprimtaria juaj praktike dhe vlera e shpirtit tuaj të pavarur. Të qenit i përgjegjshëm nuk do të thotë të sillesh si hero, e nuk lidhet me të qenit drejtues ekipi. Ideja kërkon një përpjekje idividuale, ndërsa negociatat shpesh kërkojnë ekspertizën e duhur.
- Negocimi rrotullohet vetëm rreth çmimit.
Shumica e pronarëve të bizneseve ndihen komfort në kryerjen e transaksioneve me blerësit, ku pronari luan rolin e shitësit që ka negociuar çmimin.
Më të rëndësishme për suksesin janë transaksionet komplekse midis partnerëve, investitorëve dhe furnitorëve, ku negociohet rreziku, fitimi afatgjatë dhe marrëdhëniet.
- Mbështetja në intuitë e jo në evidenca të përgatitura.
Të gjitha negociatat kanë nevojë për improvizim, por nuk ka zëvendësim për përgatitje paraprake për të mbështetur rastin më të mirë, kompromise të pranueshme dhe faktorët që sjellin rritje. Nuk ja vlen të fajësohet pala tjetër kur negociatat nuk shkojnë siç duhet, kur ju keni vetëm instinktin që mund t’i bindni përsëri.
- Lejimi i paragjykimeve, emocioneve dhe egos të vendosi para logjikës.
Ky gabim ju bën që të dëgjoni dhe të shihni vetëm gjërat që iu interesojnë dhe të reagoni në mënyrë të papërshtatshme kur gjërat nuk shkojnë asnjëherë siç ju doni.
Duke kontrolluar emocionet tuaja, duke kuptuar pozicionin e personit tjetër dhe duke përdorur argumente logjike, ju do të realizoni negociata më të suksesshme.
Hapi i parë është të shmangni këto gabime dhe të kuptoni faktin se negociatat janë tepër të rëndësishme për jetën e biznesit, jo thjesht një event special rastësor. Duke e bërë këtë çdo ditë ju mund të përmirësoheni dhe të rrisni vetëbesimin tuaj nga praktika dhe nga gabimet.
Në negociata gjithmonë tregohuni këmbëngulës, por jo kërkues. Duhet të jeni sa më profesional, mos u nervozoni nëse gjërat nuk janë në favorin tuaj dhe mos hezitoni të kërkoni ndihmë nga ekspertë të brendshëm apo të jashtëm për tema të caktuara.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.