Future Gigs – Yjet e Teknologjisë – Kampionati Parë për Fëmijë në fushën e Teknologjisë, që do të implementohet tërësisht nga një grup simpatik profesionistësh të rinj, mësues të talentuar dhe studentë të arsimit profesional.
Fëmijë të moshës 10-14 vjeç të cilët zotërojnë disa njohuri programimi, do të garojnë në sfida të ndryshme, ku aftësitë krijuese, analitike dhe kritike dhe të punës në grup,në një mjedis dinamik dhe entuziast do t’i shndërrojnë të gjithë pjesëmarrësit në yjet e asaj pasdite Maji.
Mos e lini këtë mundësi t’ju kalojë pa ardhur për t’i parë Yjet e Teknologjisë, në Kampionatin e Parë të Fëmijëve në Shqipëri! Fëmijët mezi i presin fansat e tyre. Ata ju presin t’i mbështesni me brohoritjet tuaja dhe entuziazmin.
Bëhuni pjesë e kësaj ngjarje të rrallë dhe suksesit të këtyre Yjeve të Teknologjisë!
Kliko këtu për t’u regjistruar.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto