FUTOURISMO shpall 7 idetë më të mira nga rajoni për të ndihmuar sektorin e turizmit në Ballkanin Perëndimor të lehtësojë ndikimet e COVID-19 - Business Magazine Albania

FUTOURISMO shpall 7 idetë më të mira nga rajoni për të ndihmuar sektorin e turizmit në Ballkanin Perëndimor të lehtësojë ndikimet e COVID-19

FUTOURISMO

FUTOURISMO shpall 7 idetë më të mira nga rajoni për të ndihmuar sektorin e turizmit në Ballkanin Perëndimor të lehtësojë ndikimet e COVID-19

Në 2019-ën, më shumë se 12 milionë njerëz vizituan Ballkanin Perëndimor dhe kjo lëvizje i solli rajonit një fitim prej 7.2 miliardë eurosh. Turizmi bëri 10.2% të PBB-së së rajonit dhe përbënte më shumë se 25% të eksporteve dhe mesatarisht 11.4% e të gjithë punonjësve në Ballkanin Perëndimor ishin të përfshirë në këtë sektor, 55% prej të cilëve ishin gra.

 Tiranë / Sarajevë – Shtatë ekipe nga Ballkani Perëndimor:

Guidi për app Veni, Vidi, Guidi;

BIB për aplikacionin në celular ‘Be in Balkan’;

Digital Clinic për e-Health Tourism;

TED për Safe Traveling Western Balkans;

Sanatec7 për ‘Virtual Culture’;

Meanderbug për ‘Meanderbug App’; dhe

Balkan Specialist për ‘WB6 Balkan Daily Tours’

Fituesit nga të gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor u zgjodhën për zgjidhjet e tyre inovatore dhe digjitale, të cilat synojnë zbutjen e ndikimit negativ të pandemisë COVID-19 në sektorin e prekur rëndë të turizmit. Çmimet u ndanë në konkursin e parë rajonal FUTOURISMO të zhvilluar online.

“I përgëzoj fituesit, por edhe të gjithë pjesëmarrësit e Futourismo. Pandemia u përhap në gjithë botën si zjarri në mes të një nate të nxehtë vere dhe mori jetë, punë, plane – ngriu gjithçka. Sektori i turizmit në rajonin tonë pagoi taksë të lartë. Ballkani Perëndimor është rajoni më i prekur në Evropë për sa i përket hyrjeve të huaja. Shumica e rezervimeve u anuluan, gjë që rrezikoi funksionimin normal të shumë agjencive. Vështirësitë u reflektuan në shkurtimin e numrit të stafit dhe ndryshimet në modelin e biznesit, pasi qarkullimi i vitit 2020 ishte në nivelin e 35%. Në gjysmën e parë të vitit 2020 kishte 75% rënie të vizitorëve ndërkombëtarë krahasuar me 2019-ën. Kjo është arsyeja pse e nisëm 2021-shin me Futourismo, si shpresë e re për të ndihmuar rajonin të rimëkëmbë turizmin. Shpresoj që këto projekte të vlerësuara sot të jenë hapi i duhur drejt kësaj rruge”, tha Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), në Ceremoninë e Ndarjes së Çmimeve Futourismo të mbajtur dje, online.

Për shkak të garës së ngushtë të shkaktuar nga cilësia e lartë e të gjitha zgjidhjeve digjitale të listës me 17 të zgjedhur, juria e pati të vështirë të zgjidhte vetëm gjashtë më të mirët dhe ndaj vendosi të shpërblejë shtatë projekte fituese ndërmjet 84 aplikimeve. Secili ekip fitues do të shpërblehet me 15,000 Euro për zhvillimin e mëtejshëm të idesë së tyre digjitale. Një thirrje e hapur për bashkëpunim të mëtejshëm rajonal në sektorin e turizmit iu bë të gjithë atyre që gjendeshin në listën e ngushtë të Futourismo e që nuk arritën në TOP 7. Atyre iu kërkua të punojnë së bashku me shtatë fituesit për të zhvilluar një ide të re, inovative, duke përfshirë sa më shumë vende të Ballkanit Perëndimor për t`u kualifikuar më pas për mbështetje nga projekti i RCC për Turizmin.

“RCC do të vazhdojë me krijimin e një rrjeti profesionistësh në rajon. Konkurrenca e turizmit në Gjashtë Vendet e Ballkanit Perëndimor është e lidhur fort me stabilitetin dhe kjo do të vazhdojë të inkurajohet përmes Tregut të Përbashkët Rajonal. FUTOURISMO mund të rritet në të ardhmen dhe të nxisë profesionistët e rinj të investojnë energjinë dhe kreativitetin e tyre, në gjenerimin e zgjidhjeve digjiitale që mund të ndihmojnë në rritjen e mëtejshme të industrisë së turizmit. Duke parë kaq shumë talent në rininë e Ballkanit Perëndimor dhe aftësitë e idetë digjitale të shprehura gjatë Futourismo, jemi të bindur se e ardhmja e turizmit të rajonit është në duar të sigurta, ”shtoi Bregu.

Më shumë informacion rreth projekteve fituese https://www.rcc.int/futourismo

Colin Wolfe, Shefi i Njësisë, në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, në Komisionin Evropian shprehu mbështetjen e tij për konkursin, por edhe për RCC që organizon një aktivitet të tillë. “Jam shumë i lumtur që jeni duke adresuar një aspekt shumë të rëndësishëm të rimëkëmbjes dhe mbështesni të rinjtë e rajonit që potencialin në digjitalizim që rajoni ka. Le të jetë ky një planifikim i rrugëtimit tonë përpara”.

Konkursi i Futourismo nisi në 3 Shkurt 2021, me një thirrje të hapur për të gjithë duke përfshirë start-up, qendrat e inovacionit digjital, grupet shkencore, universitetet, bizneset e vogla  e të mesme dhe ekipet e të rinjve. 17 projektet e përzgjedhura në listën e ngushtë, 2 nga Shqipëria, 4 nga Bosnja dhe Hercegovina, 6 nga Mali i Zi, 1 nga Kosova*, 2 nga Maqedonia e Veriut dhe 2 nga Serbia, patën mundësinë për të prezantuar idetë e tyre para anëtarëve të jurisë që kanë zgjedhur 7 idetë më të mira.

Konkursi Futourism u organizua nga projekti për Turizmin i RCC-së, Triple P, i financuar nga BE, duke synuar në gjetjen e zgjidhjeve digjitale që do të kenë një efekt pozitiv në drejtim të mbajtjes së vendeve të punës, mirëmbajtjes së proceseve të punës dhe promovimit të rajonit si një destinacion turistik.

***

I gjithë aktiviteti final i FUTOURISMO u transmetua drejtpërdrejt në Faqet e Facebook të projektit të Turizmit dhe RCC.

Aktivitetin e plotë mund ta gjeni këtu

https://www.rcc.int/news/677/bregu-futourismo-is-a-new-hope-to-help-our-region-recover-its-tourism

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0