FUQIA E VLERAVE NJERËZORE QËNDRON TE SHPËRNDARJA E MIRËSISË DHE MIRËQENIES - Business Magazine Albania

FUQIA E VLERAVE NJERËZORE QËNDRON TE SHPËRNDARJA E MIRËSISË DHE MIRËQENIES

Manjola Perja, kontributore

“Dita Botërore e Vlerave” të bën të kuptosh se rëndësia e kësaj dite kushtuar vlerave në të gjithë botën është shumë e madhe. Vlera e saj bëhet edhe më e madhe kur përhapet në mjedise që nuk pritet, siç është ajo e ndërmarrë vitin e kaluar lidhur me vlerat e aplikuara në një nga burgjet më të mëdha të Evropës, HMP Berwyn, në Wrexham, Uells.

Secili nga ne mund të ndihmojë dhe mbështesë ndryshimin, përmirësimin dhe mirëqenien e jetës sonë, në një nivel personal, ku te reflektimi dhe ndërgjegjësimi i vlerave ekzistojnë gjithashtu bazat e rizgjimit. Disa prej nesh mundet ti zgjerojnë këto mundësi, referuar një grupi specifik ose një pjese të komunitetit, sepse në këtë mënyrë më shumë njerëz mund të frymëzohen.

Lexo: Nëse doni të pleqëroni mirë duhet t’i jepni përparësi miqësisë

Në jetën tonë ne bëjmë gabime, me vetëdije ose jo, kjo sepse ne nuk jemi të përsosur. Por proçesi i fajit është si një bumerang: në një farë mënyre, personi ka dëmtuar edhe veten e tij, jo vetëm personin tjetër. Çdo gjë mund të bëhet më mirë nëse ekziston midis dy palëve dëshira e mirë. Të gjithë ne mund të reflektojmë dhe të japim më të mirën tonë, kur ne e kuptojmë se mund të ndryshojmë, jo vetëm veten por edhe të tjerët rreth nesh: partnerin, familjen, rrethin shoqëror, komunitetin ku jetojmë edhe më gjerë, me një qëllim të vetëm, mirëqenien. Në pamje të parë, koncepti i praktikës së vetëdijshme (siç përdoret në aplikim e platformës së 31 Praktikave) mund të duket e pabesueshme për shkak të skepticizmit që ekziston midis nesh.

Vlera më e madhe nuk është vetëm tek iniciativa, por te njerëzit që e mbështesin dhe përkrahin këtë iniciativë në praktikë. Siç e dimë, vlerësimi i vetëdijshëm i vlerave dhe vlerësimi i tyre rigoroz në të shumtën e rasteve sjell mirësi dhe gëzim. Çdo njeri e ka fuqinë të përmirësojë personalitetin e tij bazuar në vlerat e tij më të mira që ka. Shumë individë përjetojnë një lumturi të jashtëzakonshme kur ata e jetojnë jetën e tyre bazuar në vlera. Thelbi i vlerave është si “dielli” i cili rrezaton kudo, ai rrezaton jo vetëm në një pikë fikse, por në gjithçka që ka pranë.

Koha do të tregojë që HMP Berwyn, në Wrexham, tashmë është pjesë e historisë njerëzore dhe do të jetë një burim frymëzimi për të tjerët që mund të mbështeten në më të mirën e tyre, e cila është vetvetja. Ne e dimë se gjërat më të mira që kemi janë falas dhe i kemi dhuratë, dhe si të tilla mund t’i quajmë vlerat tona. Ata janë dhuratat tona që do të na ndihmojnë të arrijmë më të mirën. Pra, ta njohësh veten, të kërkosh më të mirën për veten, kjo është vlera jonë.

Fuqia e vlerave njerëzore është se ato na ndihmojnë të shfaqim vetveten më të mirë dhe kur dimë t’i përdorim ato, fuqia e tyre sa vjen e zmadhohet. Vlerat mund të mbjellin prosperitet, në zhvillimin e vetes, familjes, shoqërisë dhe komunitetit. Një shoqëri që nuk e pranon një komunitet është si një shoqëri me një shpirt të thyer, kështu që i takon secilit prej nesh të ndihmojë veten dhe komunitetin për të kuptuar vlerat e përbashkëta të komunitetit.

Edhe gjatë disa prej kohërave më të vështira të njohura për njerëzimin, siç janë kampet e përqendrimit referuar gjithashtu Shqipërisë gjatë regjimit komunist, u vërtetua se ne mund të ngrihemi lart mbi fatin e rrethanave. Disa të burgosur e mbajtën të paprekur lirinë e tyre të brendshme dhe arritën të nxjerrin vlerë nga vuajtjet e tyre. Ata qëndruan me dinjitet pa u kompromentuar me situatën e keqe.

Lexo: Taylor Swift jep një mësim të fuqishëm përsa i përket inteligjencës emocionale

Sigurisht, të jesh në gjendje ta bësh këtë kërkon një besim të jashtëzakonshëm, rezistencë dhe punë të palodhur, por demonstron sesi ata që vërtet besojnë në më të mirën e tyre, mund të jenë edhe më të mirë nga sa menduan se ishin dje, duke u bërë një shembull dhe një frymëzim për njerëzit e tjerë që kanë dilema me personalitetin dhe besimin e tyre për të qenë të vërtetë bazuar në vlerat e tyre më të mira.

Shumë studime të tjera kanë treguar forcën që mund të sjellin vlerat. Kur njerëzit kanë një sens më të madh të vetëdijës për vlerat e tyre, ata kanë më shumë mundësi për të pasur sukses, duke kontribuar dhe duke bërë gjëra të mira si për veten e tyre ashtu edhe për komunitetin. Rritja e besimit në veten tonë, duke besuar në vlerat tona më të mira personale, krijon një ndikim më të dukshëm në përmirësimin e ditës, familjes dhe shoqërisë. Ky moment mund të quhet një rilindje e dytë. Fuqia për të ndërmarrë një veprim të mirë rritet vetvetiu, duke sjellë një frymë tolerance dhe mirëkuptimi ndërsa respekton palën tjetër.

Rritja e nivelit të besimit te njëri-tjetri në shërbim të mirëqenies së komunitetit, në shërbim të një kauze siç është të jetuarit dhe ndërtuarit e ditëve dhe jetës tonë bazuar në vlerat tona më të mira është një sfidë dhe mision i madh, i cili duhet të përhapet edhe në vendet e tjera të botës.

WVD

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0