Funksioni i ri i Apple Watch pritet të zbulojë mbi 1 milion raste hipertensioni - Business Magazine Albania

Funksioni i ri i Apple Watch pritet të zbulojë mbi 1 milion raste hipertensioni

Apple do të lançojë së shpejti një funksion të ri në Apple Watch që synon të ndihmojë në zbulimin e hipertensionit, por kardiologët paralajmërojnë se përdoruesit duhet të jenë të kujdesshëm me interpretimin e rezultateve.

Pasi të marrë miratimin e rregullatorëve, ora do të përdorë sensorin e dritës për të analizuar reagimin e enëve të gjakut ndaj rrahjeve të zemrës dhe do të sinjalizojë nëse vëren shenja të qëndrueshme të tensionit të lartë. Pajisja nuk do të japë matje të sakta të presionit të gjakut, por vetëm paralajmërime për mundësi hipertensioni.

Apple ka deklaruar se përdoruesit që marrin sinjalizime duhet të monitorojnë presionin e gjakut me një aparat matës tradicional për një javë dhe më pas të kontaktojnë mjekun. Kompania pret që funksioni të miratohet “së shpejti” dhe të ofrohet në mbi 150 vende dhe rajone, përfshirë Bashkimin Europian.

Lexo edhe: Trump: Mendoj se kemi gjetur kurën për autizmin!

Ekspertët e shëndetit e cilësojnë funksionin si të dobishëm për rritjen e ndërgjegjësimit, por jo për vendimmarrje mjekësore. “Nuk duhet të bazohemi kurrë te një orë inteligjente për trajtim ose menaxhim klinik,” tha kardiologu Felix Mahfoud nga Spitali Universitar i Bazelit.

Në testime me mbi 2,200 persona, Apple raportoi një ndjeshmëri prej 41% dhe një saktësi prej 92%. Kjo do të thotë se ora mund të humbasë më shumë se gjysmën e rasteve të hipertensionit, por rrallë do të japë alarme të rreme.

Megjithatë, kompania parashikon të identifikojë mbi një milion raste hipertensioni të padiagnostikuar në vitin e parë. Funksioni nuk rekomandohet për persona nën 22 vjeç, shtatzëna apo pacientë që tashmë janë diagnostikuar me hipertension.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0