Fundjava në këto qytete Europiane është më e lirë

Fundjava në këto qytete Europiane është më e lirë


Çfarë keni prioritet kur planifikoni një udhëtim në Europë? Ushqim të mirë? Arkitekturën? Mikëpritjen?

Çfarëdo të thoni, çmimi është ai që llogarisim sa herë duam të rezervojmë bileta për një destinacion të panjohur.

Posta e Mbretërisë së Bashkuar ka postuar “Barometrin vjetor të kostove të qyteteve”, duke e krahasuar atë që vizitorët duan për një fundjavë me atë që çdo qytet europian ka për të ofruar – nga kostoja e një kafeje deri tek tarifat e hyrjes në muze dhe akomodimi në hotele me tre yje për dy të rritur.

Kryeqyteti i Lituanisë njihet për qytetin e vjetër pikturesk, arkitekturën baroke, artin në rrugë dhe historinë e larmishme.

Post Office raporton se për në Lituani ju mund të fluturoni për 2.28$, plus për dy netë akomodimi në një hotel me tre yje për dy persona do të kushtojë 91$. Kostoja totale sipas Post Office është 191.85 dollarë.

Kostot e ushqimit në Greqi janë më të ulëtat në Europë për të dytin vit rradhazi. Pra, ju mund të porosisni ushqime tradicionale bashkë me një gotë verë vendi pa u shqetësuar për buxhetin.

Stambolli mbetet një nga vendet më të lira për të bërë pushime fantastike. Ky destinacion mjaft i frekuentuar edhe nga shqiptarët renditet në vendin e katërt.

Në fund të renditjes ndodhet Rejkjavik, kryeqyteti i Islandës dhe qyteti më i shtrenjtë në Europë.

Ju mund të shpenzoni rreth 602.33 dollarë për një fundjavë në tokën e akullit dhe borës.

Këto janë 10 qytetet më të lira për të kaluar një pushim fundjave, sipas Post Office:

  1. Vilnius, Lituani — £147.35 ($191.92)
  2. Beograd, Serbi — £151.57 ($197.41)
  3. Varshavë, Poloni — £160.35 ($208.85)
  4. Stamboll, Turqi — £166.83 ($217.29)
  5. Bukuresht, Rumani — £167.74 ($218.47)
  6. Porto, Portugali — £172.60 ($224.80)
  7. Riga, Letoni — £178.60 ($232.62)
  8. Bratisllava, Sllovaki — £182.02 ($237.07)
  9. Moskë, Rusi — £186.87 ($243.39)
  10. Pragë, Republika Çeke — £190.19 ($247.71)

/CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0