Internet Explorer nuk do të jetë më i disponueshëm. Microsoft njoftoi se “browser”-i 25-vjeçar nuk do të funksionojë më, duke nisur nga 17 gushti i vitit 2021.
Gjiganti i teknologjisë e dha lajmin me anë të një postimi në blog, duke theksuar se stafi i Microsoft nuk do të sjellë të reja për Internet Explorer 11 duke nisur nga 30 nëntori i vitit 2020. Megjithatë, Microsoft do të vazhdojë t’i lejojë bizneset të përdorin faqet e vjetra që janë ndërtuar posaçërisht për Internet Explorer, derisa të heqë plotësisht mbështetjen për të.
Lexoni: Instagram do të verifikojë llogaritë e dyshimta
Ky njoftim kishte kohë që pritej, që kur Microsoft solli “browser”-in e ri Edge 5 vite më parë.
Internet Explorer e ka pasur kulmin e tij në vitet 2002-2003, kur rreth 95% e përdoruesve të internetit përdornin këtë shfletues. Por, nuk e përballoi dot konkurrencën dhe në maj të vitit 2012 u zyrtarizua se “browser”-i më i përdorur në botë ishte Google Chrome.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.