Ftohje dhe ngrohje me kondicionerët inverter: Kurseni para dhe energji elektrike

Ftohje dhe ngrohje me kondicionerët inverter: Kurseni para dhe energji elektrike

kondicionerët inverter
  1. Prej një dekade kondicionerët janë shndëruar në pajisjen standarde që përdoret për të përmbushur nevojat e ngrohjes dhe ftohjes. Nga viti në vit kërkesa për kondicionerë po rritet, kështu që mund të gjejmë  kondicionerë të ndryshëm duke nisur nga çmimi, fuqia ose kapaciteti apo dhe efikasiteti energjetik, marka të shumëllojshme, pra larmishmëria e zgjedhjes është e madhe.

Kjo është arsyeja pse ju duhet të hulumtoni në treg me kujdes përpara se të vendosni për një produkt përkatës.

Teknologjia e kondicionerëve inverter ju lejon të ftohni dhe të ngrohni hapësirën tuaj me të njëjtën pajisje, duke mos bërë investime të mëdha, si dhe punë ndërtimtarie shtesë në apartamentin ose shtëpinë tuaj.

Sipas një studimi të bërë në territorin tonë, mënyra më ekonomike e ngrohjes gjatë periudhës së dimrit është ngrohja me ndihmën e një kondicioneri inverter. Ngrohja me energji elektrike, për shkak të kostos ende pjesërisht të ulët të energjisë elektrike, madje edhe në krahasim me ngrohjen me dru, është më ekonomike. Kjo sigurisht nuk vlen për të gjithë ngrohësit elektrikë që mund të gjenden në treg, por vetëm për kondicionerët inverter.

Zgjidhjet e ftohjes dhe ngrohjes nga Daikin, klasifikohen si pajisje me efikasitet më të lartë energjetik në treg. Me një theks në energjinë e rinovueshme dhe kursimet falë teknologjisë sonë inverter, ju përfitoni nga një zgjidhje e plotë që ofron lehtësi të jashtëzakonshme pa rritur faturën tuaj të energjisë elektrike.

Temperatura konstante për rehati dhe mirëqenie të vazhdueshme

Kondicionerët Daikin janë të pajisur me teknologji speciale inverter për të parandaluar humbjen e energjisë duke kontrolluar në mënyrë efektive modulimin e kompresorit. Në vend që të shpenzojë energji shtesë duke ulur dhe rritur vazhdimisht temperaturën, inverteri rregullon shpejtësinë e motorit në mënyrë që të funksionojë vazhdimisht dhe të jetë më efikas. Kjo zvogëlon konsumin e energjisë deri në 30%.

Krahas kësaj, kondicionerët Daikin kanë sensorë të integruar për detektimin e lëvizjes, të cilat përfshijnë mënyrën e kursimit të energjisë kur dhoma është e zbrazët. Kjo i bën më ekonomik sesa sistemet tjera dhe një zgjedhje më të mirë për ftohje dhe ngrohje për një kohë të gjatë.

  Termoizolimi është i rëndësishëm

Termoizolimi i shtëpisë suaj dhe dritaret e saj luajnë një rol të rëndësishëm në kursimin e energjisë elektrike. U – vlera ose koeficienti i transferimit të nxehtësisë, tregon se sa energji humbet përmes një elementi të caktuar të një objekti, si për shembull dritarja. Sa më e ulët të jetë vlera – U, aq më i mirë është kursimi i energjisë së këtij elementi. Mbyllja e dyerve mund të bëjë mrekulli!

Mirëmbajtja e rregullt është thelbësore

Shërbimet dhe mirëmbajtja e rregullt është veçanërisht e rëndësishme, prandaj ja vlen të shikoni periudhën e garancisë dhe të siguroheni që kondicionerit i bëhen shërbimet e nevojshme edhe pas blerjes.

Me kondicionerët inverter nga Daikin jeni të përgatitur për të gjitha stinët.

Për më shumë informacione vizitoni www.daikin.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0