FSHF përqafon epokën dixhitale duke lançuar platformën e re online

FSHF përqafon epokën dixhitale duke lançuar platformën e re online


Kjo platformë vjen si një hap përpara për një komunikim më të mirë dhe më të plotë kundrejt tifozëve, sportdashësve dhe publikut.

Pak javë më parë Federata Shqiptare e Futbollit prezantoi përpara gazetarëve dhe të ftuarve të tjerë platformën e re online.

Kjo platformë, në të cilën bëjnë pjesë Faqja Zyrtare – website i rinovuar dhe Aplikacioni Mobile, sjell një sërë risish si nga ana e dizajn-it ashtu dhe nga aspekte të teknologjisë.

Në fjalën e tij në prezantimin e website z. Gazmend Malo – Drejtor i Marketingut në FSHF, u ndal tek rëndësia e komunikimit dhe se si ky komunikim duhet të vijë tek publiku me mjetet e kohës.

“Kemi një dizajn të rinovuar, në linjë me frymën e “brand-it” FSHF dhe njëkohësisht i përshtatur për kanalet e reja të komunikimit dixhital,” – u shpreh z. Malo.

Kjo duket qartë në përdorimin e dizajn-it me imazhe të mëdha, full-screen dhe hapësirës së ofruar në faqe për formatin video të përdorur në kanalin FSHF TV. Fakt ky që premton se në tërësi faqja do të ofrojë një përmbajtje alternative, jo vetëm tekst, por edhe video apo fotografi ekskluzive.

Kjo lloj përmbajtje është njëkohësisht më e optimizuar për t’u shpërndarë nëpërmjet rrjeteve sociale për ndjekësit dhe sportdashësit.

Lajmi më interesant është produkti tërësisht i ri, të cilin e prezantoi z. Lysien Nurishmi – Shef i Garave në FSHF – Aplikacioni Mobile për iOS dhe Android.

Aplikacioni ofron mundësinë e ndjekjes së rezultateve në kohë reale të kampionateve të futbollit shqiptar. Kjo mban më pranë futbollit njerëzit që e duan këtë sport, por nuk kanë mundësi ta ndjekin në stadium apo në televizion.

“Për të ardhur deri në prezantimin e sotëm, ne e kemi testuar aplikacionin gjatë vitit të kaluar për ta pasur sa më funksional dhe për ta përshtatur sipas nevojave,” – tha z. Nurishmi.

“Aplikacioni ofron rezultate jo vetëm nga kampionatet superior, por edhe për ekipet e moshave. Pra, shumë prindër apo miq ose familjarë tashmë mund të ndjekin informacione mbi ndeshjet ku luajnë fëmijët e tyre.” – tha z. Nurishmi.

Kjo përforcon kontaktin me futbollin. Aplikacioni mund të shkarkohet si në AppStore ashtu edhe në Playstore dhe ka shumë opsione interesante për t’u zbuluar. Nëse programon kategorinë apo skuadrën e zemrës edhe kur nuk mund ta ndjekësh atë, një “push notification” ose një njoftim aktiv do t’ju informojë tërësisht mbi fillimin dhe mbarimin e ndeshjes, rezultatit apo dhe episodeve të rëndësishme si kartonat, penalltitë apo golat e mundshëm.

Ndërkohë, për sa i përket aspektit teknologjik, platforma bën të mundur ofrimin e një përvoje unike për përdoruesit dhe ka fokus nevojat e tyre.

Nëse një përdorues futet në platformë, si nga website apo nga aplikacioni gjen përmbajtje të sinkronizuar si në informacione ashtu edhe në të dhëna të tjera. Ai mund të informohet ose të ndërveprojë me platformën. Kjo fare thjeshtë, duke bërë një regjistrim të vetëm, nëpërmjet të cilit do të mund të navigojë wsebsite apo platformën e shitjeve online – FSHF Shop – apo të blejë bileta për ndeshjet e kombëtares nëpëmjet klubit të tifozëve.

Në pak minuta, nga kudo që ndodhet, vizitori i platformës mund të përmbushë disa nevoja apo qëllime për të cilat viziton faqen: INFORMOHET – ABONOHET – BLEN BILETA – BLEN FANELLËN E KOMBETARES – BËN SHARE INFORMACIONIN = GATI PER FITORE si nga kompjuteri ashtu dhe nga Smartfoni.” – tha Gerti Boshnjaku, drejtues i New Media Communications – kompanisë që realizoi zhvillimin e platformës online.

Për kureshtarët, gjëja më e mire për të vlerësuar përvojën e re që FSHF sjell me këtë platformë është duke klikuar në të njëjtin link: www.fshf.org ose duke shkarkuar aplikacionin në PlayStore apo App Store.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0