Jori Vila, OZ Marketing
Business Magazine vjen së shpejti me numrin e radhës në versionin online dhe print. Ftojmë të gjithë bizneset të bëhen pjesë e numrit të ardhshëm të revistës së vetme dedikuar sipërmarrjes, inovacionit dhe teknologjisë.
Business Magazine ndihmon dhe promovon sipërmarrësit dhe bizneset.
Që prej 2015, Business Magazine ia ka dedikuar hapësirën e saj Sipërmarrësve të rinj dhe atyre me përvojë, Inovacionit dhe Teknologjisë si dhe promovimit të Bizneseve në nivel lokal dhe kombëtar. Ajo është një dritare e rëndësishme informacioni, shkëmbimi dhe ekspertize për një audiencë që sa vjen e rritet dhe është zgjeruar duke përfshirë profesionistët e rinj, sipërmarrësit dhe njerëzit e fushave të ndryshme. Hapësira jonë e PR-it dhe reklamës është e dedikuar për të ndihmuar bizneset dhe brandet që të rriten dhe dëgjohen. Ne kujdesemi për imazhin dhe krijimin e reputacionit të bizneseve dhe produkteve, për përcjellje të saktë dhe profesionale të mesazheve dhe vlerave përkatëse, si dhe për ndërtimin e një marrëdhenie të fortë të këtyre markave me audiencën.
Pse PR është i rëndësishëm
Materialet e shkruajtura mbi markën apo produktin mbeten përherë në internet apo në revistën fizike, duke siguruar informimin e duhur të audiencës dhe krijimin e një imazhi objektiv. Hapësirat e ndryshme të reklamave, mund të ndihmojnë në pëcjelljen e emrit, ofertave dhe mesazheve të ndryshme, por kufizimet e tyre qëndrojnë në kohë dhe në përmbajtje. Hapësira e PR në revista fizike ose online, krijon mundësinë e njohjes më të mirë të brandit nga audienca. Gjithashtu, një shkrim i mirë-menduar krijon përshtypjen e një brandi të konsoliduar, i cili i vjen publikut me informacione, deklarata dhe analiza të ndryshme, duke fituar besueshmërinë e audiencës.
Çdokush ka një histori interesante për të treguar, përfshirë ty!
Burime të ndryshme që merren me studime marketingu, tregojnë se ndërkohë që postimet në mediat sociale janë shumë pak të qëndrueshme në kohë, artikujt mbeten dhe vazhdojnë të gjenerojnë klikime në vazhdimësi. Lidheni artikullin tuaj me webfaqen, blogun apo linkun që keni nevojë.
Business Magazine do ta ndihmojë audiencën të njohë brandin tuaj dhe të kuptojë vlerën e tij në treg.
Business Magazine dhe të rejat që sjell
Platforma e Business Magazine, mund ta sjellë informacionin që keni nevojë t`i përcillni audiencës në forma të ndryshme:
Intervista (me shkrim ose video)
Bannera në web-faqen www.businessmag.al
Analiza
Artikuj PR
Njoftime të ndryshme
Postera në revistën fizike
Artikuj PR në revistën fizike.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.