Franca kërkon të zgjerojë prodhimin e energjisë bërthamore - Business Magazine Albania

Franca kërkon të zgjerojë prodhimin e energjisë bërthamore

Franca po kërkon të ndërtojë më shumë termocentrale të reja sesa ishte paralajmëruar më parë në zgjerimin e planifikuar të energjisë bërthamore.

“Fillimisht po flasim për gjashtë reaktorë, ndërkohë që tetë të tjerë janë duke u shqyrtuar”, tha ministrja franceze e Energjisë, Agnes Pannier-Runacher për të përditshmen e biznesit ”Les Echos”.

“Por, unë i bëra qartë industrisë këtë pyetje: A mund të shkoni përtej 14 reaktorëve deri në vitin 2050?”, tha ajo.

Ajo shtoi se industria duhet së pari t’i përgjigjet kësaj pyetjeje.

“Përzierja jonë e energjisë duhet të marrë parasysh realitetin, shkencën si dhe realitetet industriale dhe nuk duhet të bazohet në ideologji të thjeshtuara”, theksoi ministrja.

“Arritja e neutralitetit të CO2 deri në vitin 2050 kërkon që ne të prodhojmë masivisht më shumë energji elektrike”, tha Pannier-Runnacher.

Lexo edhe: Kina humbet makinën robotike në mars. NASA tregon pamjet

“Më duhet t’i paraqes parlamentit kufizimet fizike që lidhen me këtë kapacitet të ri prodhimi për të sqaruar se sa larg mund të shkojmë teknikisht deri në vitin 2050 për sa i përket diellit, erës detare dhe bërthamore për të bërë zgjedhjet më të mira për përzierjen e energjisë”, shtoi ajo.

Franca dëshiron të vazhdojë të mbështetet ndjeshëm në energjinë bërthamore për furnizimin e saj me energji.

Presidenti Emmanuel Macron njoftoi një “rilindje të fuqisë bërthamore franceze” një vit më parë.

Franca është prodhuesi i dytë më i madh i energjisë bërthamore në botë pas SHBA-së dhe aktualisht ka 56 termocentrale bërthamore.

Parlamenti francez po debaton aktualisht një ligj për të përshpejtuar ndërtimin e centraleve të reja bërthamore.

Ndërtimi i reaktorëve të parë të rinj është planifikuar të fillojë në vitin 2027.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0