Fotografia e një veze është tani postimi më i pëlqyer në Instagram

Fotografia e një veze është tani postimi më i pëlqyer në Instagram


Lajmi i ditës!!!

Me 18.1 milionë pëlqime, Kylie Jenner ka postimin më të pëlqyer në Instagram.

Ky postim është një foto e vajzës së porsalindur të Jenner, ku njofton dhe emrin e bebit, Stormi Webster.

Por sot, ky rekord është thyer.

Duket se gjithë “Instagrami” u bë bashkë, për t’i dhënë trofeun një veze të kuqe.

Me 19 milionë pëlqime fotoja e postuar në datën 4 Janar nga @world_record_egg, ka thyer rekordin e fotos më të pëlqyer në Instagram.

“Le të bëhemi bashkë dhe të arrijmë postimin më të pëlqyer në Instagram. Duke thyer rekordin aktual të mbajtur nga Kylie Jenner (18 milionë)! Ne mund t’ja dalim!,” shkruhet në postim.

Faqja në Instagram e vezës, e cila ka tre milionë ndjekës, e la pas foton e Jenner, e cila mban postimin më të pëlqyer në Instagram për rreth 1 vit.

“Kjo është çmenduri. Sa kohë e bukur për qenë gjallë”, shkruhet në postimin e faqes World Record Egg. “Por nuk përfundon këtu, sepse sapo kemi filluar.” Me sa duket rekorde të tjera do të shohim në vazhdim.

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0