Forumi i parë i politikave u përqëndrua në nevojën për të siguruar një qasje koherente, të koordinuar dhe të plotë të fenomenit të lëvizjes masive këto dy vitet të fundit nga Lindja e Mesme dhe vendet e Afrikës Veriore drejt kontinentit europian. Paneli i Diskutimit u përqendrua në instrumentet që Bashkimi Europian ka miratuar në mënyrë që të merret me këto flukse, me shqetësimet e vendeve nga ana e rrugës së emigrimit dhe potencialet ekzistuese të konvertimit të kësaj sfide të përbashkët së bashku në një katalizator për bashkëpunim të të gjitha-palëve. Në mënyrë të veçantë, paneli u përqëndrua në dy dimensionet e krizës së emigrimit, përkatësisht:
1- Përgjigje të përgjithshme ndaj krizës së refugjatëve – BE-ja nuk ka arritur të japë një përgjigje të përgjithshme ndaj krizës së refugjatëve, duke dështuar kështu në përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare në statusin e refugjatit. Për më tepër, krijimi i “rrugës së Ballkanit Perëndimor”, si një rrugë tranzit drejt disa destinacioneve të BE-së, është pasojë e keqmenaxhimit të krizës.
2- Ballkani Perëndimor, si kujdestar i mundshëm i kufijve të jashtme të Bashkimit Europian – Anëtarët e panelit njëzëri u pajtuan se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë dhe as nuk mund të jenë kujdestarët e kufijve jugore të BE-së. Brenda kontekstit të një marrëveshjeje të brishtë mes BE-Turqi, vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mund të përballojnë të kthehen në një zonë goditjeje, si për kapacitetet e tyre të kufizuara dhe stabilitetin e sigurinë e rajonit.
Për më tepë ju mund ta shikoni publikimin e plotë Këtu.
Çfarë është “Policy Forum”?
“Policy Forum” shërben si një seri me tema shoqëruese të aktiviteteve në kuadër të “Iniciativës së Tiranës” – një platformë dialogu vjetore e nivelit të lartë e nisur në korrik të vitit 2016 nga Ministri Bushati. Qëllimi i forumit është përmirësimi i politikave mes dialogut dhe bashkëpunimit të multi-palëve të interesuara, duke zgjidhur potencialin dhe kontributin e tyre në përcaktimin e procesit të krijimit të politikave në Shqipëri. Forumi i Politikave është strukturuar si ngjarje dymujore publike, e cila targeton dhe sjell së bashku ekspertë, studiues, këshilltarët e politikave, të opinionit dhe vendimmarrësit për të diskutuar për çështje të rëndësishme të politikës së jashtme dhe implikimet e lidhura në nivel kombëtar dhe rajonal. Formati parashikon pjesëmarrjen e tre panelistëve që vijnë përkatësisht nga Shqipëria, rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe BE-ja, të cilët diskutojnë dhe nxjerrin rekomandime të qarta, konçize dhe të realizueshme për politikëbërësit në dritën e fushës së tyre të ekspertizës.
burimi: europeanwesternbalkans.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto